Rekomandimet për vetizolim dhe distancë sociale duket se respektohen më pak në Tiranë.
Tregje të mbushura plot me njerëz kanë ndezur alarmin te autoritetet e Shqipërisë, njofton KDP.
“Sot paradite! Kjo eshte menyra me e mire per ti thene Koronavirusit MIRESEERDHE. Nuk mbrohesh dot 22 ore nese 2 ore sillesh keshtu. Kjo eshte te rrezikosh veten, te afermit dhe gjithe Shqiperine. @ Tirana, Albania”, ka shkruar gazetari Blendi Fevziu në profilin e tij në Facebook, ku ka postuar tre video.
Lideri i PD, Lulzim Basha, poashtu ka shprehur shqetësimin nga mungesa e disciplinës publike për mbrojtje nga koronavirusi.
https://www.facebook.com/166424440075412/posts/3034229369961557/
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar përdorimin e dhunës nëse njerëzit vazhdojnë të jenë të papërgjegjshëm. Ai ka postuar një video ku policia spanjolle me dhunë largon nga rruga të papërgjegjshmit që përhapin sëmundjen.
https://www.facebook.com/138734771522/posts/10157550752856523/
Më herët ai ka postuar një video ku ka paralajmëruar qytetarët për masat e rrepta kundër të papërgjegjshëmve.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/201882157750815/
Presidenti i republikës Ilir Meta ka bërë thirrje që të respektohen rekomandimet e mos të vihet në rrezik jeta e qytetarëve.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/824151504735276/