E premte, 4 Tetor, 2024

Në Kosovë hyn kamioni i parë me mallra nga Serbia

Një kamion me mallra të lëndës së parë ka hyrë nga Serbia në Kosovë, kanë bërë të ditur zyrtarë të Doganës se Kosovës.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, në një përgjigjje për Radion Evropa e Lirë, tha se “mbrëmë Dogana ka filluar zbatimin e vendimit të Qeverisë se Kosovës, me të cilin është hequr taksa prej 100 për qind për importet e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina”.

Kurse të shtunën, është bërë zhdoganimi i lëndës se parë (produkte ambalazhuese) e cila ka kaluar sipas vendimit të Qeverisë se Kosovës.

Gjatë një viti, Kosova, pas vendosjes se tarifës në vitin 2008, ka importuar lëndë të parë nga Serbia me vlerë prej rreth 26 milionë euro.

Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar vendimin për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Në vendim thuhet se nga mesanata e datës 20.03. 2020 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerrë një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%.

Tarifën 100 për qind e kishte vendosur qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018. Që nga ajo kohë, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë, çka edhe u pasua me kërkesat e vazhdueshme të Uashingtonit e Brukselit për heqjen e kësaj mase.

Të fundit