E shtunë, 27 Korrik, 2024

Dashuri në kohë pandemie

Autore: Katerina Topalova

“Dashuri në kohën e kolerës” – shkruan i papërsëritshi Gabriel Garcia Marquez. Në këtë roman ai flet për dashurinë, pleqërinë dhe vdekjen, por edhe për glorifikimin e ekzistencës, sepse jeta, më shumë se vdekja, është ajo që nuk ka kufij. Me plakjen e personazheve në roman, ngadalë vdes edhe një vend i munudar nga sëmundjet dhe luftërat. Ajo që mahnit është se në faqet e librit mbizotëron ndjenja e optimizmit përshkak të temës për kuptimin e jetës, dashurisë dhe jetës në emër të dashurisë.

Në këtë libër nuk do të lidhesha me dy personazhe, si Garcia te Florentino Arisa dhe Fermina Dasa. Do të lidhesha me mënyrën sesi shkrimtari përshkruan dashurinë dhe luftën për dashurinë në kohë të sëmundjes së keqe.  

Padyshim po jetojmë në kohë që do të jetë histori. Askush nuk e imagjinonte kurrë se gjatë një periudhe të jetës do të përjetonte një përzierje frike dhe pasigurie, nevojën për mashtrimin e një armiku të padukshëm. Tani më shumë se kurrë ne jemi të vendosur në test, para së gjithash – për shëndetin, familjen dhe lirinë.

Kjo është koha në të cilën do të mësojmë se paratë nuk na japin ndërgjegje, se statusi në shoqëri nuk na jep imunitet nga sëmundjet dhe se nuk është e vërtetë që asgjë nuk mund të na ndalojë të përmbushim disa nga obligimet tona. Në këto momente të sfidës dhe pritjes, ne kuptojmë se sa të vegjël dhe të brishtë jemi. Madhështia është në zemrën tonë dhe aftësia për të dalluar të mirën nga e keqja. Nevoja për të qenë mik dhe i afërt. Sa thirrje keni marrë këto ditë? Nga kush? Këta janë njerëzit tuaj!

Vazhdimisht themi se kemi shumë obligime dhe shumë pak kohë për të dashurit. Tani që e fituam lirinë të cilën е kemi dëshiruar aq shumë, nuk e dimë se çfarë të bëjmë me të. Fëmijët na janë të lodhshëm, ne përpiqemi që në çdo kusht të jemi interesant dhe të arritshëm në rrjetet sociale, ne shohim gabimet në gjithçka që përpiqet të luftojë virusin.

Ky është një lloji i laboratorit shoqëror në të cilën shihet sesi sillen shtetet dhe njerëzit në raste urgjente. Duke luftuar për burimet e kufizuara, njerëzit bëhen kafshë, shumë rrallë janë të gatshëm për të bashkëpunuar dhe të jenë solidar. 

Tani shihet qartë se kush dhe sa është i gatshëm të sakrifikojë lirinë. Në këtë kohë, do ta kuptojmë edhe fuqinë e shtetit. Dobësitë e sistemit pashmangshërisht do të dalin në dritë. Kjo është një kohë kur fuqia botërore nuk është vetëm armë dhe siguri shtetërore, por fuqi dhe efikasit.

Kërcënimet janë shpesh të padukshme, por potencialisht shumë të rrezikshme.
Fatkeqësia i afron kundërshtarët e mëparshëm. Kështu ka qenë gjithmonë, kështu duhet të jetë edhe tani në këtë fatkeqësi të përbashkët.

Ajo mburojë metalike që me vite e kemi ndërtuar në zemrat tona, nuk u lejon ndjenjave të bukura të dalin nga ne.  Është koha për dashuri! Të duhemi, ti duam të afërtit përreth nesh, partnerin, familjen. Kjo pandemi e infeksionit të rrezikshëm mund të lindë atë te ne.  Sepse kemi lindur nga vetëvetja. Ne kemi harruar se ku jemi dhe pse jemi këtu. Tani që të gjithë kemi të njëjtin armik, kur secilit edhe jeta edhe vdekja njëjtë i kanë të larguara, duhet të kuptojmë se nuk kemi kohë për asgjë tjetër përveç dashurisë. Dhe optimizmi ynë duhet të ndërthuret vazhdimisht si ai në faqet e Marquezit. / KDP 

Të fundit