E premte, 26 Korrik, 2024

Shifra të frikshme nga Italia – shkon në 2503 numri i viktimave, 345 brenda një dite

Italia sapo ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 2503, që do të thotë janë 345 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 2989 duke e çuar në rreth 26062 numrin total, ndërsa sa i përket të shëruarave janë 192 më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2941.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 7893. 2060 janë në gjendje kritike në Itali.

Italia ka gati një të tretën e numrit të vdekjeve të regjistruara në botë, sipas një numërimi të AFP nga bilancet zyrtare.

Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana ka lëshuar dje alarmin: “Jemi pranë momentit kur nuk kemi më asnjë shtrat të lirë në reanimacion”.

Nga ana tjetër kryeministri, Conte tha se Lombardia po mbahet nën vëmendje të veçantë dhe se siguria e mjekëve dhe infermierëve është në plan të parë. Autoritetet italiane kanë ngritur si shqetësim bllokimin e 19 milion maskash nga vendet e tjera me destinacion Italinë. Numri i personave që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Itali ka shkuar në 24,603 persona. Rreth 2.853 persona kanë rezultuar të infektuar vetëm në 24 orët e fundit.

Të fundit