E premte, 4 Tetor, 2024

DOKUMENT / ANKETA INTEGRALE E IRI: JA SI QËNDROJNË PARTITË POLITIKE NË MAQEDONINË E VERIUT

Sondazhi i ri mbarëkombëtar në Maqedoninë e Veriut, i zhvilluar nga Qendra për hulumtime të sondazheve, e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) shpalos një rënie në pritjet se vendi do të siguron anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) në të ardhmen e afërt, si dhe rritje të shqetësimeve mbi ekonominë. Këto rezultate vijnë një muaj para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut dhe pas dështimit të BE të pajtohet të nisë negociata me vendin për hyrje në BE në vitin 2019.  

ANKETËN INTEGRALE E GJENI KËTU!

“Shtyrja e fillimit të bisedimeve për hyrje në BE ka dekurajuar shpresat e publikut në Maqedoninë e Veriut për anëtarësim të ardhshëm në BE”, tha Pol Mekarthi, drejtori rajonal i IRI për Evropën. “Tashmë qytetarët fokusojnë vëmendjen brenda vendit, duke theksuar çështjet ekonomike si probleme më të rëndësishme me të cilat Maqedonia e Veriut ballafaqohet sot.”  

Edhe pse 80 për qind të qytetarëve përkrahin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, vetëm 28 për qind besojnë se vendi i tyre do t’i bashkëngjitet BE-së në pesë vitet e ardhshme – rënie prej shtatë për qind prej sondazhit të fundit të IRI-it në korrik të vitit 2018. Gjithashtu, përqindja e të anketuarve që mendojnë se integrimi në BE do të zgjas më shumë se dhjetë vite është rritur për shtatë pikë përqindëse. Të anketuarit gjithashtu kanë thënë se “Integrimi në BE” është çështja kyçe mbi të cilën politikanët “flasin tepër.” 

Me shtyrjen e perspektivës për integrim në BE, publiku kthen vëmendjen kah ekonomia: 52 për qind e të anketuarve mendojnë se çështjet e lidhura me ekonominë (papunësia, gjendja ekonomike, varfëria, pensionet e ulëta ose mospagimi i pensioneve) janë problemet më të rëndësishme me të cilat ballafaqohet sot Maqedonia e Veriut. Mirëpo, qytetarët nuk konsiderojnë se politikanët i ndajnë po të njëjtat prioritete: 59 për qind të qytetarëve pajtohen se politikanët duhet të flasin më shumë mbi këto çështje ekonomike.  

Këto shqetësime ekonomike mund të kontribuojnë për krijimin e një ndjenje  të përgjithshme të pesimizmit në lidhje me trajektoren e vendit. Shtatëdhjetë e shtatë për qind të  anketuarve mendojnë se të rinjtë nuk kanë ardhmëri të mirë në Maqedoninë e Veriut derisa 50 për qind e të anketuarve kanë thënë  se një anëtar i familjes së tyre ka emigruar në vitet e fundit. “Dështimi i qeverive pasuese që t’ju përgjigjen këtyre çështjeve si duket ka kontribuar në perspektivën negative të publikut mbi ekonominë dhe rritjen e emigracionit,” shtoi Mekarthi.  

Më 12 prill, Maqedonia e Veriut do të mbajë zgjedhjet parlamentare, për të cilat rreth tre të katërtat e qytetarëve kanë thënë se janë mjaftë të sigurtë” ose “deri diku të sigurtë” se do të votojnë. Derisa shumica e popullatës në Maqedoninë e Veriut vlerëson se asnjë parti politike nuk është më e aftë që të rrit ekonominë, partitë LSDM (18 për qind) dhe VMRO-DPMNE (17 për qind) janë në krye të  anketuarve që emëruan parti e cila do ta ristrukturojë ekonominë.  Përgjithësisht, rezultatet tregojnë se LSDM dhe VMRO-DPMNE janë të barazuar dhe prijnë para partive të tjera në periudhën para zgjedhjeve të muajit të ardhshëm. Të pyetur se për cilën parti do të kishin votuar nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme, 17 për qind të votuesve zgjodhën LSDM-në dhe 16 për qind zgjodhën VMRO-DPMNE-në. 

Sondazhi u zhvillua në emër të Qendrës së IRI-it për hulumtime të sondazheve nga firma për hulumtim të tregut  Brima, mes 30 janar dhe 10 shkurt 2020. Të dhënat u mblodhën duke përdorur metodë të stratifikuar për marrje të mostrave të rastësishtme me më shumë etapa  nëpërmjet intervistave ballë për ballë në shtëpinë e të anketuarit. Mostra përbëhet prej 1.222 të anketuarve prej moshës 18 vjeçare e më shumë.  Të dhënat janë ponderuar  sipas moshës, gjinisë, rajonit dhe përkatësisë etnike. Margjina e gabimit është plus ose minus 2.8 për qind, me një nivel mesatar të besueshmërisë prej 95 për qind. Shkalla e përgjigjeve është 73 për qind. Ky sondazh u zhvillua me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar  për Demokraci 

ANKETËN INTEGRALE E GJENI KËTU!

Të fundit