E premte, 26 Korrik, 2024

Beteja e mjekëve tanë është me Koronavirusin por dhe Salivirusin

Nga Mero Baze

Ka gati një muaj që ndaj autoriteteve shëndetësore të vendit që mbulojnë epidemiologjinë është zhvilluar një betejë poshtëruese për të ulur besueshmërinë e tyre dhe për ti konsoderuar gati krimienlë që po fshinin të vërtetën për Koronavirusin.

Sot kur ne kemi dy të sëmurët e parë zyrtarë, me gjurmë të qarta infektimi nga Italia dhe të futur në Shqipëri në mënyrë të vetdijshme, sistemi shëndetsor reagoi.

Sali Berisha Tritan Shehu, Ilir Meta , Petrit Vasili, dhe disa media zëdhënse të tyre kanë më shumë se një muaj që terrorizojnë shqiptart me lloj lloj teorish konspirative, pse Shqipëria po fsheh të sëmurët, biles dhe të vdekurit sipas Sali Berishës.

Sot kur ne kemi të sëmurët e parë, është e qartë se këta janë të parët dhe po aq e qartë se nga ka ardhur virusi I tyre. Është egzaktësisht ajo që kanë thënë çdo ditë autoritet shëndetësore në vend.

Por mbi të gjitha sot është e qartë se kush ka gënjyer dhe ka terrorizuar shqiptarët në më shumë se një muaj.

Sot banda e kasandrave në vend që të kërkonin falje për terrorin mbi një mujor, filluan të terrorizojnë shqiptarët në ditën e tyre më të keqe psikologjikisht, duke inkurajuar rebelim të të prekurëve, duke publikuar me ekranet e pagura të tyre pamje gjoja “dramatike” të kushteve në spitale, që në fakt nuk ishin aspak të tilla dhe akoma më keq, duke tentuar të deformojnë dhe orgjinën e virusit të pacientit zero.

Sot është dita kur ata huymbën betejën e tyre politike me autoritet e shëndetësisë në vend, dhe dita kur shqiptarët duhet të kuptojnë se kë duhet të dëgjojnë për të përballuar këtë betejë, e cila është më shumë psikologjike se sa shëndetësore.

Dhe për ta çuar deri në fund betejën e tyre kundër autoriteve shëndetësore, sot edhe Presidenti shpalli një Task Forcë të tij, që njerëzit të mos raportojnë në numurin e urgjencës por në numurin e Ilir Metës.

Dmth tai kemi një Task Forcë qeveritare, një Taskë Forcë të Ilir Metës, një task Forcë të Sali Berishës, e kështu me rradhë.

Me sa duket kundërshtarët e qeverisë, mendojnë se kjo fushatë njësoj si ajo e tërmetit, mund ti jap më shumë autoritet qeverisë nëse e përballon me sukses, dhe duan të përfshihen si “qeveri më vete” në këtë histori, me shpresë që të sabotojnë autoritetet shëndetësore

Dita e sotme, provoi se Sali Berisha Ilir Meta dhe të tjerë që po tentojnë të bëjnë “shtet paralel” dhe për koronavirusin, kanë tentuar të ngjallin terror për dy muaj, duke shpikur të sëmurë dhe të vdekur nga koronavirusi, me një ankth të madh që ai s’po vinte vërtet.

Tani që erdhi, Sali Berisha ka filluar numuron mbi 300 të vdekurit e Italisë, duke I kthyer në parashikime për Shqipërinë me shpresë që do trembi shqiptarët.

Shpresoj që këtu të mos ketë asnjë të vdekur, por dhe nëse larg qoftë ka ndonjë viktimë, shifra do të jetë shumë larg 3000 të vdekurëve prej Presidentit Berisha më 1997, 26 të vdekurve prej Shkëlzen Berishës më 15 mars 2008 dhe 4 të vdekurve prej kryeministrit Berisha më 21 Janar 2011. Ata ndërruan jetë nga SaliVirusi në politikën shqiptare, pa pasur asnjë epidemi, përveç virusit të një njeriu që mendon se vdekja është e vetmja rrugë që ai të ketë pushtet. Tema

Të fundit