E diel, 13 Tetor, 2024

Shifra e të prekurve nga koronavirusi shkon në 100 mijë

Njëzet e një persona në një anije në San Francisko, kanë rezultuar të kenë koronavirusin, thanë autoritetet në Shtetet e Bashkuara të premten, duke theksuar se më shumë se 100,000 raste janë shënuar deri më tani në gjithë botën nga përhapja e shpejtë e virusit.

Zëvendëspresidenti Mike Pence, tha se anija “Grand Princess” do të sillet në një port jo-komercial ku do të testohen edhe 2,400 vizitorë dhe 1,100 pjesëtarë të stafit.

“Ata që duhet të futen në karantina, do të futen. Ndërsa ata që kanë nevojë për trajtim mjekësor, do të trajtohen”, tha Pence.

Virusi ka shkaktuar edhe rritje të dëmeve ekonomike, me zbrazjen e mallrave rënien në stok.

Presidenti Donald Trump të premten ka nënshkruar një projekt-ligj për ofrimin e 8.4 miliardë dollarëve në shtimin e kapaciteteve për testimin e koronavirusit. Raste të prekura me koronavirus janë shënuar në më shumë se gjysmën e shteteve në SHBA. 15 persona kanë humbur jetën nga ky virus deri më tash.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se cdo shtet duhet ta bëjë prioritet luftimin e këtij virusi, duke u ndërlidhur me Iranin që ka shënuar 124 viktimave dhe 1 mijë raste të reja brenda 24 orëve.

Italia është vendi më i prekur evropian nga virusi ku deri më tash ka shënuar 200 viktima.

Korea Jugore ka raportuar të shtunën 174 raste të reja duke cuar shifrën e të prekurve në 6,767.

Rreth 3.4 përqind e rasteve të konfirmuara me COVID-19, kanë vdekur në botë. Simptomat e këtij virusi janë kollitje dhe temperaturë e lartë.

Të fundit