E premte, 4 Tetor, 2024

Qeveria shfuqizon vendimin për zgjatjen e kontratës për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë së kaluar për zgjatje të afatit të kontratës për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Vendimi është marrë në mbledhjen e rregullt të qeverisë me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

Ky vendim, sipas Qeverisë, obligon Ministrinë e Infrastrukturës që të ndërpresë negociatat me konsorciumin turko-amerikan, Bechtel-Enka për ndërtimin e lidhjeve të reja dhe të një mbikalimi në autostradë si dhe të bëjë vlerësimin e dëmeve që mund të ketë prodhuar ky vendim i shfuqizuar.

Përveç kësaj, Qeveria në mbledhjen e saj të rregullt ka shqyrtuar dhe miratuar programin qeverisës për periudhën 2020-2023.

Përgjatë mbledhjes, zyrtarët qeveritarë kanë njoftuar edhe për emërimin e përkohshëm të bordeve të ndërmarrjeve publike qendrore në Telekomin e Kosovës dhe Kombinatin metalurgjik, Trepça.

Mandati i këtyre bordeve, sipas qeverisë do të zgjasë më së shumti gjashtë muaj ose deri në emërimin e bordeve me mandat të plotë sipas ligjit.

Të fundit