E premte, 26 Korrik, 2024

VIDEO/ Zaev dhe Gjykanoviç përshëndesin Kongresin e PS-së: Dy vendet do të festojnë lajmin e mirë nga Samiti i Zagrebit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjykanovic kanë përshëndetur punimet e Kongresit të Partisë Socialiste.

Video-mesazhet e tyre janë publikuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Në fjalën e tij Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjykanovic u shpreh se Kongresi i PS-së është një ngjarje e madhe për partinë, por edhe për vendin dhe pret që të konfirmohet angazhimi i partisë në procesin e reformave që do t’ju mundësojë Shqipërisë dinamikën e duhur ekonomike dhe zhvillimin e demokracisë. Gjithashtu ai e vuri theksin tek anetaresimi i Shqiperise dhe Malit te Zi ne BE, pa lene pas edhe Maqedonine e Veriut.

Kam kënaqësinë t’ju uroj nga ana e Partisë së Socialdemokratëve të Malit të Zi dhe nga ana ime për punën e suksesshme dhe cilësore të Kongresit dhe suksese në të gjitha aktivitetet e ardhshme politike të Partisë suaj.

Partia juaj në fill të shek XX po jep një kontribut domethënës për ndërtimin e një Shqipërie të re, Europiane. Kongresi juaj është ngjarje shumë e rëndësishme për partinë tuaj, ashtu edhe për vendin.

Pres që Kongresi të konfirmojë angazhimin tuaj në procesin e reformave që do t’ju mundësojë Shqipërisë dinamikën e duhur ekonomike dhe zhvillimin e demokracisë”, deklaroi Presidenti i Malit të Zi.

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/180923830000973/

Ndërsa homologu i Edi Ramës, në Maqedoninë e Veriut krahas përshëndetjes për punimet e Kongresit kujtoi se të dy vendet tona aderojnë të bëhen pjesë e familjes së madhe europiane.

“Ne ndajmë të njëjtat ideologji, punojmë për synime të njëjta. Jemi dy vende të ndryshme, por shumë të ngjashme në rrugën nëpër të cilën kemi zgjedhur të ecim edhe në zotimet tona. Të ndërtojmë shtete të forta dhe të zhvilluara, partnerë në botën demokratike.

Prioriteti unë kryesor është të kujdesemi për qytetarët dhe të ofrojmë një jetë më të mirë për ta, por gjithashtu i bëjmë dy vendet tona pjesë të familjes së madhe eurpiane”, tha ndër të tjera kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/2928406480556579/

 

Të fundit