E shtunë, 14 Dhjetor, 2024

JANË ANULUAR ARANZHMANET TURISTIKE PËR NË ITALI

Autore: Xhumadije IBRAHIMI

Pas përhapjes së koronavirusit qyetarët në dilema për udhëtimet e tyre, megjithatë nga Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit thonë se ende nuk ka anulim të aranzhmaneve për vizitë të Maqedonisë së Veriut por janë anuluar aranzhmanet për në Itali.

Nga Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit thonë se nuk ka aranzhmane të anuluara, edhe pse në vend tashmë është regjistruar rasti i parë me koronavirus. Ata bëjnë thirrje që qytetarët të mos udhëtojnë në rajonet e ku tani më është përhapur virusikorona.

LUPÇO JANEVSKI, DREJTOR I AGJENCISË PËR PROMOVIM DHE MBËSHTETJE TË TURIZMIT

“Rekomandojmë që njerëzit të mos udhëtojnë në rajonet e krizës, gjithashtu për momentin bisedojmë me një numër të madh të operatorëve turistikë, të cilët ende nuk kanë anuluar aranzhmane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”

Përfaqësuesi i turizmit në ministrinë e ekonomisë Shofket Hazari njofton se aranzhmanet e anuluara për festën e 8 Marsit dhe shpenzimet në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në mes agjencive turistike dhe palëve do të zgjidhen.

SHOFKET HAZARI, MINISTRIA E EKONOMISË

“Do ta shohim si do të veprojmë në lidhje me ato situata, ekzistojnë dy ligje që do ta rregullojnë këtë, në qoftë se ka nevojë edhe për masa të tjera Qeveria dhe ministria kompetente do të kenë qëndrimin e tyre.”

Nga vendet e rajonit me gjithsejt një milion qëndrime hotelierike janë Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja

Të fundit