Kryeministri Albin Kurti në intervistë për gazetën gjermane, Süddeutsche Zeitung dëshiron investime për të penguar valën e emigracionit të të rinjve. Ai kërkon një mini-Plan Marshall për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë dhënë për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung” thotë, se njerëzit në Kosovë votuan për ndryshimin. “Kosova dhe njerëzit e saj treguan, se opozita mund të largojë qeverinë, ndryshe nga disa vende fqinje.”
Albin Kurti kërkon në intervistën me gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung” një mini-Plan Marshall për Ballkanin. “Ne kemi nevojë për një mini-Plan Marshal për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kemi nevojë për shkolla të mira, spitale, një lidhje të mirë mes arsimit dhe tregut të punës, për t’i dalë ballë një vale të re emigrimi, që është më e madhe se gjatë pushtimit serb.”
Lidhur me dialogun me Serbinë, Kurti thotë, se “nuk jam kundër një dialogu me Serbinë, por ai duhet të zhvillohet me parime të qarta, që për të dyja palët të jenë të detyrueshme. Serbia duhet të pranojë realitetin, që Kosova është një vend i pavarur. Dhe që ne nuk mund të kthehemi në kohët e Millosheviçit. Sa më shpejt ta pranojnë këtë, aq më mirë për të dyja palët.
Kurti ka shprehur rezerva për marrëveshjen e arritur për hekurudhat dhe autostradat në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Ai e vlerëson këtë marrëveshje si shprehje të vullnetit, por negociatat janë kryer “ende nën qeverinë paraardhëse, ne nuk kemi qenë të përfshirë. Kam rezerva ndër të tjera për çështjen e financimit, nëse është konform kushtetutës.” Albin Kurti thotë, se nuk e ka parë versionin final. “As ministri i Infrastrukturës dhe ai unë si kryeministër nuk e kemi miratuar nënshkrimin.” Megjithatë ai e sheh pozitivisht angazhimin e ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell, i ngarkuar për dialogun Kosovë-Serbi. “Ai ka sjellë energji të re në dialogun mes Kosovës dhe Serbië. Nuk mendoj, se ai nuk ka qëllime të mira, por tani që në Kosovë ka një qeveri të re, nuk mundet që negociata të tilla të zhvillohen mes presidentëve. Këtë duhet ta bëjnë qeveritë e zgjedhura.”