E premte, 26 Korrik, 2024

OFËRTA TË PAPËRFILLSHME PËR QENDRAT TURISTIKE TË VENDIT

Vetëm 10 përind në ofertat turistike të agjencive që funskionojnë në Maqedoninë e Veriut përfshijnë qendrat turistike të vendit. Ofertat kryesisht vijnë për destinacione në vendet e rajonit që mbeten më atraktive. Mungesa e strategjive dhe investimeve shihet si një pengesë për zhvillimin e turzmit në vend.

Autore: Xhumadije Ibrahimi

Maqedonia e Veriut është vend me oferta të shumta për destinacionet e huaja. Në ofertat e më pak se 10 përqind e agjencive vendase ofrohet Maqedonia e Veriut si destinacion. Pikërisht për këtë shkak Bansko, Boroveci dhe Zlatibori dhe destinacione të tjera janë gjithnjë e më tërheqëse dhe më të vizituara se ato vendase, të paktën në periudhën e dimrit. Problemi sipas drejtorit të Agjencisë për zhvillim dhe promovim të turizmit qëndron në mungesën e strategjisë, ndërsa kjo nënkupton shfrytëzim joserioz të fondeve të Bashkimit Evropian dhe se autoritetet lokale nuk janë të përkushtuara mjaftueshëm në kontributin për zhvillim të turizmit në vend. Në lidhje me turistët kinezë dhe grupet e anuluara për shkak të korona-virusit, Janevski konfirmoi se ndikimi është shumë i vogël.

Hotele me disa yje, spa-qendra, pishina të mbyllura, terrene të bukura të skijimit, por edhe çmime të kapshme, këto janë ofertat nga agjencitë tona turistike për pushime dimërore në Bullgarinë fqinje, Greqi dhe Serbi, por vështirë se mund të gjeni oferta të ngjajshme kur bëhet fjalë për qendrat e skijimit në vend. Drejtori i Agjencisë për zhvillim dhe mbështetje të turizmit Lupço Janevski thekson se investohet vazhdimisht, sepse duhet të jemi konkurentë me të tjerët në rajon.

“Ne duhet t’i ndërtojmë qendrat tona turistike që të jetë konkurente me rajonin. Për momentin nuk janë dhe për këtë arsye turistët tonë gjenerojnë numër të madh të qëndrimeve në Bansko, Borovec, Pamporovë, Kopaonik, Zlatibor. Vetëm 8% e agjencive turistike vendase i ofrojnë destinacionet tona gjatë 12 muajve, do të thotë ne jemi të përqëndruar në daljet sesa në hyrjet”, thekson Lupço Janevski.

Sipas tij, nga vendet e rajonit më të prekura me numër të zvogëluar të turistëve nga Kina për shkak të përhapjes së koronavirusit do të jenë Kroacia, Sllovenia dhe Serbia, ndërsa më Maqedoninë e Veriut ndikimi është pothuajse i parëndësishëm, sepse turistët aziatikë janë 1 deri në 2 përqind.

“Deri tani numri i turistëve aziatikë nuk është në nivel të lartë dhe nuk duhet të presim efekt të madh në vitin 2020, por është e vërtetë se ka numër të caktuar të grupeve të anuluara për shkak të vetë operatorëve turistikë, por jo nga ana jonë”, thekson Janevski.

Agjencia për mbështetje dhe promovim të turizmit këtë vit paralajmëroi fillim të llojit të ri të promovimit përmes të ashtuquajturit album vizuel, ndërkohë që turistët do të kenë mundësi përmes disa hashtageve si onlyinmacedonia, travelinmacedonia, discovernorthmacedonia dhe të tjerë të kyçen dhe të kontribuojnë në promovimin e vendit si destinacion turistik.

Të fundit