E premte, 26 Korrik, 2024

VAKUMI LIGJOR HUMB PESHËN JURIDIKE TË PROVAVE

Ligji për Prokurorinë e Publike ka ngjallur tashmë debat në opinion. Për eskpertët nuk është me rëndësi vetëm sjellja e ligjit, por edhe zbatimi i tij. Ata shprehen skeptikë për gjithë këtë situatë të krijuar rreth këtij ligji, ndërkohë që shprehin dyshime se partitë fillimisht duan ta mbrojnë vetveten nëpërmjet këtij ligji.

Autore: Xhumadije Ibrahimi

Duke komentuar ligjin për Prokurorinë Publike, i cili nga 30 qershori i 2017, nuk merr në konsideratë si dëshmi materialet të cilat rrjedhin nga përgjimet, njohësi i çështjeve juridike, Bashkim Selmani deklaron se ky ligj lë shteg për keqpërdorime dhe se është vetëm një demonstrim i thjeshtë i legjislativit me karakter formal por jo që synon zgjedhjen e problemeve faktike.

“Ligji i Prokurorisë ishte një nga ligjet e veçanta të Prokurorisë Speciale, që në këtë rast dështoi edhe në aspektin ligjor edhe në aspektin e provave materiale për arsye se ky vakum ligjor apo kjo përplasje legjislative bëri që një pjesë e madhe e provave materiale, verbale, të përgjuara etj, që të humbin indikacionin e tyre dhe peshën juridike për arsye se nuk arriti që të marrë epilog gjyqësor përfundimtar”’, thekson Selmani.

Sipas tij, çdo njëra nga partitë politike, para se të sjell ligje, synon fillimisht të mbrojë veten. Selmani shprehet skeptik për daljen nga kjo situatë.

“Unë nuk kam shpresa se do të dilet nga kjo situatë, për arsye se përveç bërjes së ligjeve dhe përgatitjes së ligjeve, këtu vullneti i ligjvënësit, ka vullnete të përçara mes partive politike, që çdonjëra para se ta sjell këtë ligj, insiston të mbrojë vetveten, e më vonë të bëhet ai ligj i cili nuk do të jetë i suksesshëm prandaj edhe qytetarët këtu nuk kanë ndonjë shpresë që do të zgjidh kontestet që janë jashtëzakonisht kapitale për vetë qytetarët e RMV-së, ardhmërinë e shtetit”, thekson Selmani.

Të gjitha nenet aktuale të ligjit që pritet të miratohen bien në kundërshtim me njëri – tjetrin. Për këtë, Selmani thotë se politika është ajo që i ngërthen të gjitha këto ligje dhe se për këtë politika mban fajësinë.

Ndërkohë, miratimi i ligjit për Prokurorinë Publike pritet të miratohet sot nga ana e parlamentit, pak para shpërbërjes së tij.

Të fundit