E shtunë, 5 Tetor, 2024

A DO TË VOTOHET LIGJI PËR PROKURORINË PARA SHPËRBËRJES SË KUVENDIT?

Pesë ditë para shpërbërjes së Kuvendit, pushteti dhe opozita ende nuk i kanë harmonizuar qëndrimet për Ligjin për Prokurorinë Publike. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, shprehet optimist se ligji për Prokurorinë Publike mund të miratohet para shpërbërjes së kuvendit. Lideri i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se partia e tij nuk do të votojë ligje të dëmshme për shtetin.

 

Autore: Xhumadija Ibrahimi

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, shprehet optimist se ligji për Prokurorinë Publike mund të miratohet para shpërbërjes së kuvendit. Ai u bëri thirrje të gjitha partive politike që të mos humbin kohë.

“Kam biseduar me të gjitha grupet parlamentare, ne jemi goxha afër dhe teksti i projektligjit do të përcillet te partitë e tjera politike këtë fundjavë. Ju bëj thirrje të gjithëve partive politike nga VMRO-DPMNE-ja dhe të tjerave forca politike të mos humbim më kohë”, ka theksuar Zaev.

Lideri I VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski thekson se edhe në të kaluarën edhe tani, i mbështet dhe voton të gjitha zgjidhjet ligjore të cilat janë në interes dhe në të mirë të qytetarëve, por kategorikisht ka theksuar se partia e tij nuk do të votojë ligje të dëmshme për shtetin.

“Deputetet e VMRO DPMNE-së, çdo herë kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve dhe interesin e biznesit, pa përjashtim i mbështet iniciativat e tilla. Çdo herë ligjet të cilat janë prioritet VMRO DPMNE i ka përkrahur. Ne nuk mund të mbështesim ligje të propozuara të sillen me procedurë të përshpejtuar dhe ligje të cilat i dedikohen vetëm një pjese të popullatës së shtetit dhe ligje të cilat i vlerësojmë si të dëmshme dhe nuk sjellin të ardhme të mirë”, ka theksuar Mickovski.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërkohë ka deklaruar se edhe më 12 shkurt deri në ora 23:00 të vijë propozim i harmonizuar, ka mundësi procedurale që të vendoset në votim. Apel të fundit për miratimin e Ligjit për PP, ka dërguar edhe euroambasadori Samuel Zhbogar, i cili theksoi se ky ligj duhet të miratohet, pasi me këtë do të tregoni ndryshim në mënyrën e të menduarit që është minimumi i nevojshëm që duhet të bëhet për hapjen e negociatave. Debati për miratimin e Ligjit për PP, zgjat më shumë se një vit. Deri tani teksti ligjor është ndryshuar dhe plotësuar disa herë, por kjo nuk ishte mjaftueshëm që partitë politike t’i afrojnë qëndrimet dhe ta votojnë në kuvend.

Të fundit