Përplasjet partiake për shtyerjen e shpërbërjes së Kuvendit pas 12 shkurtit për shkak të mos miratimit të ligjit për prokurorisë dhe atë të Mbrojtjes, janë alibi për të mos shkuar në zgjedhje apo për ta kërcënuar VMRO-DPMNE-në për ta votuar ligjin. Kështu e analizon situatën e fundit politike analisti Xhelal Neziri në “Intervistën Javore” në TVM2.
Pasiguria egzsiton tek të gjitha partitë politike, thotë Neziri, por pasigurinë më të madhe, ai e shef tek LSDM, e cila akoma nuk e ka të qartë rezultatin nga anketat e brendshme, se a do të mund të sigurojnë fitore bindëse në zgjedhjet e 12 prillit.
“LSDM nuk është e sigurt se do të shkoj në zgjedhje të parakohëshme parlamentare dhe se mund ti fitoj të njëjtat për shkak se anketat të cilat janë bërë nga kjo parti por edhe nga anketa tjera interne tregojnë një rezultat barazë midis dy partive politike gjë që do të inponoj pas zgjedhjeve që Qeverinë të bëjnë ajo parti e cila do të ketë kapacitet më të madh koalicionues sidomos me ato shqiptare. Në këtë drejtim edhe LSDM- ja nuk ka më partner të sigurt te spektri politik shqiptarë që pas zgjedhjeve të bëjë koalicion dhe të formoj shumicën” – tha analisti politik, Xhelal Neziri.
Sa i përket bashkimit të opozitës shqiptare Neziri e ka shumë të vështirë të precizojë se mbi bazën të cilave parime dëshirojnë të bashkohen. Duke analizuar mbi tempon e negociatave të deritanishme, Neziri konstaton se është mision i pamundur ata, qoftë edhe të bashkuar, me dy ose tre parti politike të mbetën bashkë pas zgjedheve. Thotë rezikohen nga përçarja pasi që apetitet janë të mëdha për të hyrë në qeveri.
“Për të siguruar një koalicion më afatëgjatë duhet të jetë I bazuar mbi parime e jo mbi interesat e ngushta individuale ose klanore, për shkak se brenda partive politike shpesh individet futen edhe dalin nga subjektet politike ndërkohë që idea dhe parimet edhe vlerat ngelin aty. Edhe une kam atë përshtypjen se nuk bashkohen shkaku se janë të vetëdijshëm se duhet një ide e cakuar politike të zbatojnë, por bashkohen matematika të ngushta partiake. Dhe ky lloj bahskim nuk është supstancial, nuk është i qendrueshëm dhe i njejti pas zgjedheve edhe mund të prishet duke u bazuar sërish në matematikat tjera.” – deklaroi Neziri.
Neziri poashtu vlerëson se edhe në këto zgjedhje partitë politike do të përdorin sistemin e drejtësisë si mekanizën për qerim hesapesh edhe për atë se kush më shumë ka kontribuar në sundimin e së drejtës.
Neziri nuk sheh vullnet të sinqert politik për të miratuar ligjin e ri për prokurori publike. (Rexhep Qamili, TVM2)