E diel, 19 Maj, 2024

Rrëfimi i një personi i varrur nga droga:”Shumicën e parave e harxhoj në drogë, mezi e mbaj familjen”

Autore: Emira Shaqiri

Të fillosh përdorimin e drogës është shumë lehtë, por që të shërohesh nga ajo pastaj ose të largohesh plotësisht është shumë e vështirë. Kështu e nis rrëfimin e tij i riu E.I., i cili është përdorues i drogës dhe sigurisht i varrur nga droga.

Fillimisht atë e ka bërë përdorues të drogës shoqëria. Thotë se mundohet të shërrohet me terapi me metadon, por se është problem t’ia arrijë qëllimit. Për një kohë nuk e konsumon, por pas 2 apo 3 vjetëve ta përdor përsëri.

“Jam përdorues i drogës nga mosha 20 vjeçare.Tash jam i punësuar, me familje dhe fëmij, por gjithashtu shumë i penduar që kam filluar përdorimin e drogës. Shumicën e parave e harxhoj në drogë, mezi e mbaj familjen”. Përveç kësaj E. I. na tregoi edhe për problemet në familje që i vijnë si rezultat i varësisë nga droga. “Kur të kapën faza për të marë drogë dhe se gjejsh të marësh të sjell probleme edhe me familjen, duhet të rish vetëm, por smundesh të rish edhe vet”.

Në sytë dhe fjalët e tij gjatë intervistes u pa një pendim shumë i madh pasi edhe kohën e kishte lënë shumë pas, por tashmë ishte shumë vonë pasi që ishte 20 vjet përdorues i drogës dhe e kishte shumë të vështirë. Ai gjithashtu, la edhe një mezash për të gjithë të rinjtë që kan filluar të përdorin drogën duke thënë: “ Nëse e kanë fillu të largohen sa më shpejtë se do ngelin aty ku kan ngel edhe më keq”.

Edhe fëmijët viktima

Sipas ekspertëve, nën emrin narkomani nënkuptohet gjendja e interaksionit periodik ose kronik të shkaktuar me futjen e sërishme ose të vazhdueshme të drogës në trup. Profesori universitar, Etem Aziri, tha se narkomania ose keqpërdorimi i mjeteve narkotike paraqet pranim të rregullt të sasive më të mëdha të drogave që çon në drejtim të varësisë fizike ose psikike, për shkak të të cilave te konsumuesi paraqitet nevoja e dozave të zmadhuara që rezultojnë me dëmtimin e shëndetit në planin personal, por edhe me dëmtimin e shoqërisë në plan më të gjërë.

Në pyetjen e parashtruar se nga cilat shkaqe të rinjtë vijnë deri te përdorimi i drogës, Aziri u shpreh: “ Shkaqet janë të lloj – llojshme, por para se gjithash kanë të bëjnë me strukturën sociale dhe ekonomike të përdorëzve. Zakonisht dy kategori janë ata të cilët konsumojnë drogën ose kategoritë më varfura ose kategoritë më të pasura, kështu që është vështirë të identifikohen grupet e të rinjëve të cilë kanë një qasje më ndryshe ndaj dukurie që gjithsesi është dukuri negative”.

Sipas sociologut Fehmi Memedi, të rinjtë bëhen të varur kur fillimisht përdoret me dozë të caktuar të cilat quhet doza të lehta të drogave më të buta, më vonë vetë organizmi krijon varësi dhe kjo në rritje të dozës dhe kjo nga sindromi akut kalon në atë kronik të diagnostifikimit të varësise.

Numri i fëmijëve të cilët përdorin droga dhe substanca të tjera psikotrope

Cilat grupmosha janë më së shumti përdorues të drogës? Psikologja Nebahate Imeri tha se të rinjtë janë më të prekur nga kjo dukuri.

“Deri para dy viteve ishte nga mosha 16 vjeçare, kurse tani është nga mosha 13 vjeçare”. Kurse, Aziri në këtë dukuri shton se: “ fatkeqësisht regultimi fillon në moshë ë re prej 12 – 15 vjet, por nuk janë të kursyera edhe grupmoshat tjera. Te grupmoshat më të reja keqpërdoret niveli i vetëdijes, ndërsa te më të moshuarit labiliteti, personaliteti”. Gjithashtu Aziri theksoi se:“Duhet të hulumtohet pak më tepër dhe ti shikojmë ato shenjat të cilët janë karakteristike për përdoruesit e drogave që janë ato që u thona ne droga të lehta ose droga të rënda, zakonisht i kanë kapakët e syve të skuqur, beben e syve e kanë më të hapur, shikimin e kanë të çrregullum, bisedat i përsërisin kontilitet të gjitha gjërat, te ata paraqitet një frigë, një pasiguri, nganjëherë bëhen shumë trima nganjëherë shumë frigacak”.

Sipas saj, përdoruesi e drogave pasi të kenë shumë kohë që janë konsumues të drogave ata e kanë shumë vështirë që të mos përdorim të paktën 1 ditë të vetme drogë, por njëkohësisht ata shkatërrojnë edhe jetën e tyre, pasi që edhe shërrimi nga droga bëhet çdo here e më komplekse, ata vijnë deri te prishja e organeve, ndryshim i gjendjes psiqike si dhe humbjen e vetëdijes.

Në pyetjen nëse droga mund të ketë ndikim edhe te personat e tjerë të grupit, Imeri me përgjigje:“Sigurisht që po. Individi nxitet, ngjall kurrshtje (përdoruesi e nënqmon jopërdoruesin që është demode) ka ndikim të madh…” shtoi psikologija Nebahate Imeri.

Në qendrën për trajtimin dhe shërimin e të sëmurëve nga lëndët narkotike thonë se droga më e lehtë është mariuhana ndërsa më e rënda heroina dhe se përdoruesi si fillim vijnë nga miruhana deri te më rënda ku është heroina. Ndërsa për shërim u jepnin terapia prej 0.5 ml metadon deri në 12 ml ku ishte maksimumi.

 

*Emira Shaqiri është studente e programit studimor Komunikimi Ndërkombëtar pranë UEJL-së

Të fundit