E martë, 10 Dhjetor, 2024

PREMISAT SOCIO-KULTURORE TË RECEPTIMIT CILËSOR

Në këtë situatë të brishtë, që dita-ditës rëndohet me copëza informacionesh subkulturore, me “frustrime” nga më të ndryshmet, me injektime parapa të cilave qëndrojnë grupe ordinere interesi, mbetet shumë e rëndësishme të theksohet nevoja për një ridimensionim në percpetimin e informacionit. Në asnjë rast nuk do të mund të receptojmë një informacion të mirëqenë pa një ngritje kulturore, pa një fushëpamje më të gjerë, që i tejkalon skemat të ofruara si narracione të gatshme që prodhohen nga makineritë e ndryshme të propagandës

Autor: Bardhyl Zaimi

Bota online mbetet e përmbytur nga informacioni. Sado që të përpiqemi ta thjeshtojmë në perceptimin e informacionit të drejtë dhe të saktë, ajo shfaqet e komplikuar në shumësinë e vetë që shpesheherë mbizotërohet nga mjegulla e kaosit. Jeta njerëzore tashmë nuk mund të mendohet jashtë kësaj suaze mediale informacioni që i dikton interaksionin e shtresave shoqërore si ndërvarësi grupimesh pushtetare, por edhe interaksionin me funksionimin e institucioneve që mbetet esencë e përditshme dhe e përhershme e jetës së qytetarëve. Tashmë është provuar se nga kualiteti i informacionit që receptohet varet edhe kualiteti i demokracisë si hapësirë ku qenia njerëzore dimensionin ekzistencën e vetë politike, sociale dhe kulturore. Sa më i lartë të jetë kualiteti i informacionit, aq më i lartë mbetet perceptimi i zhvillimeve shoqërore, i suazës së përgjithshme në të cilën ngjizen dinamikat e jetës politike dhe shoqërore. Dhe, e kundërta, sa më i ulët të jetë ky kualitet i receptimit tē informacionit, aq më i ulët mbetet perceptimi i drejtë i zhvillimeve, ndodhive, i gjithë asaj që nëkupton jetē demokratike. Informacioni kualitativ atakohet nga të katēr anët, sepse sekushi kērkon dominimin dhe primatin në rrafshin e politikës dhe të hierarkisë. Mes shumë atakimeve mund të nënvizohen dy pole që vazhdimisht përpiqen ta dyndin informacionin kualitativ nga hapësira publike. Në njërën anë të polit qëndron mungesa e transparencës institucionale, ndërsa në polin tjetër qëndrojnë ” deformuesit” shpeshherë të pacipë që vazhdimisht luajnë me gjysëm të vërteta, me storie aksidentale të sajuara njëanshmërisht në emër të një kundërvënie “jonkoformiste” dhe që në të shumtën e rasteve nuk është asgjë tjetër pos njē agjendë personale e vendosur mbi rrënojat e interesit të pērgjithshëm. Në fakt, duket se gjithë hapësira mediale, sidomos online mbetet e dominuar nga beteja e mënxyrshme mes PR informacioneve të institucioneve që provojnë të imponojnë brutalisht të vērtetën e tyre jashtë parimeve të transparencēs dhe informimit të drejtë dhe informacionit kundērvënës qē gjithashru nuk është në funksion të realiteteve ekzistuese, por që është gjithnjë nē funksion të një manipulimi tjetër me tone të fuqisë politike dhe kauzave të caktuara ideologjike. Në rrethana të këtilla mbetet shumë e vështirë për t’u konstituar një hapësirë e mirëqenë e pranisë dhe e qarkullimit të informacionit kualitativ qē mbetet predispozitë kryesore për konstituimin e një ambienti normal politik dhe demokratik. Flukset e informacionit të deformuar mbi shpinën e të cilit “fryjnë” erërat e kauzave dhe diskurseve ideologjike e kanë dekompozuar deri në lartësitë më të epërme paradoksin e besueshmërisë dhe mosbesueshmërisë. Besueshmërinë që vjen si sajesë bjerrakohëse fakrorësh misterioz dhe mosbesueshmërinë që vjen si dyshim i skajshëm, si relativizim edhe i atij informacioni të pakët objektiv.

Sidoqftë, mes këtij kaosi që po shfaqet në forma të ndryshme dhe ku mbi të gjithë pëson informacioni i drejtë dhe kualitativ, ekzistojën tashmë parime bazike të promovuara në nivel ndërkombëtar që vijnë në formë deklaratash. Një parim i tillë i pranuar ndërkombtarisht është Deklarata ndërkombëtare për inforimim dhe demokraci e inicuar nga Reporterët pa Kufij.

Hapësira e komunikimit dhe e informacionit duhet të garantojë lirinë, pavarësinë dhe pluralizmin e lajmeve dhe informacionit. Si një e mirë e përbashkët, kjo hapësirë ka vlerë sociale, kulturore dhe demokratike dhe nuk duhet të zvogëlohet vetëm në dimensionin e saj komercial. Pozicionet dominante në prodhimin dhe shpërndarjen e informacioni duhet të parandalohen për të ruajtur larminë e fakteve dhe pikëpamjeve.

Në një studim tëYolande Maury mbi kontekstin socio-kulturor të informacionit gjerësisht trajtohen të gjithë aktorët që imponojnë një qasje tjetër mbi perceptimin e informacionit në kohën e konvergjencës digjitila. Një vizion i ri i edukimit mediatikt propozon një praktikë sociale, të formuar nga kultura dhe konteksti, duke zhbërë standardet tradicionale, në një sens të afërt me përkufizimin e kulturës së informmimit.

Pikërisht, në këtë linjë shfaqet si domosdoshmëri ekplorimi me realitetet e reja në hapësirën mediale, sidmos në trajtimin e informacionit në rrjetet sociale. Kjo suazë mbetet e përshkruar nga shumë defekte që shfaqen në forma të ndryshme. Mbetet një situatë që e nënkupton brutalitetin e anonimatit që pretendon të zë një vend në hapësirën publike, në hapësirën online në format më të vrazhda të mundshme, duke stigmatizuar, duke u thirrur në një moralitetit të paqenë dhe duke plasuar impulset e një interesi meskin personal që amballazhoeht si interes i përgjithshëm në fushën e informacionit dhe komunikimit në hapësirën publike.

Në këtë situatë të brishtë, që dita-ditës rëndohet me copëza informacionesh subkulturore, me “frustrime” nga më të ndryshmet, me injektime parapa të cilave qëndrojnë grupe ordinere interesi, mbetet shumë e rëndësishme të theksohet nevoja për një ridimensionim në percpetimin e informacionit. Në asnjë rast nuk do të mund të receptojmë një informacion të mirëqenë pa një ngritje kulturore, pa një fushëpamje më të gjerë, që i tejkalon skemat të ofruara si narracione të gatshme që prodhohen nga makineritë e ndryshme të propagandës. Detyrimisht, në këtë sipërmarrje, që e nënkupton edhe edukimin mediatik, ndërfutet leximi i librave si një mundësi për të zgjeruar hapësirën e vetërealizimit të qenies sonë në dimensionin politik dhe kulturor. Jashtë kësaj premise, qenia njerëzore rrezikon t’iu ekspozohet dogmave të ndryshme, të cilat kanë për qëllim përthithjen e lirisë, kultivimit korrekt dhe të aksionit demokratik të individ.

Kultivimi i kulturës së leximit mund të jetë e vetmja kundëpeshë ndaj informacionit hazard që imponohet për qëllime propagandistike. Pikërisht kjo ngritje kulturore mundson që të pranohet informacion kualitativ, ndërkohë që njeriu si subjekt në këtë interaksion të ri të konvergjencës digjitale tashmë ka mundësinë e përzgjedhjes dhe të observimit të informacionit relevant. Kjo, realisht krijon një predispozitë të re në hapësirën demokratike, një hapërim drejt gjërave më substanciale që ndërlidhen me kulturë, humanitetin dhe sistemin e vlerave të gjithëmbarshme. Pa këto predispozita thellësisht socio-kulturore idividi rrezikon të mbetet peng i skemave të paravendosura, që qenien njerëzore nuk e llogarisin si një shpirt të lirë dhe një qytetar aktiv, por si një numër në përllogaritjet e pafundme ideologjike dhe të interesit personal.

Të fundit