E shtunë, 27 Korrik, 2024

Dalin emrat e parë nga LDK, kush do të jenë anëtarët e qeverisë Kurti, Konjufca ministër i jashtëm

Kanë dalë edhe emrat për ministrat nga ana e LDK-së. Mediat kosovare kanë zbardhur skenarin e qeverisë Kurti, ku thuhet se do të ketë një ndarje 6-6, duke shtuar 3 ministri më shumë për të barazuar bilancin pasi 3 do t’i kenë pakicat.

Reporteri raporton se nga LDK po qarkullojnë këta emra:

Avdullah Hoti Zëvendëskryeministër i Parë

Lumir Abdixhiku Ministër i Infrastrukturës.

Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes

Lutfi Zharku ministër (nuk dihet pozicioni)

Ndërkohë Albin Kurti prej një muaji i ka propozuar emrat e ministrave dhe nuk besohet të ketë surpriza.

Haki Abazi Zv/Kryeministër të dytë të qeverisë

Albulena Haxhiu Ministre e Drejtësisë

Besnik Bislimi Ministër i Financave

Rozeta Hajdari Ministre e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë

Arben Vitia Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit

Por ajo çfarë bie në sy është se me shumë mundësi, Glauk Konjufca do të jetë ministër i jashtëm. Dorëheqja e tij nga posti i kryeparlamentari do t’i plotësojë kushtin LDK-së dhe qeverinë Albin Kurtit.

Të fundit