Nëse ka një pjesë të spektrit politik britanik, që ka dështuar më shumë se çdo tjetër vitet e fundit, pjesë e të cilit jam edhe vetë, janë pro-evropianët e thekur. Unë jetoj në Berlin, familja ime mban pasaportat britanike, italiane dhe gjermane, dhe vetë jam një besimtar i përkushtuar i projektin evropian.
Qindra mijëra britanikë – ndoshta edhe disa milionë, nisur nga një sondazh i kohëve të fundit, që tregon se 15 për qind e qytetarëve e përcaktojnë veten si evropianë, dhe 4 për qind si evropianë mbi identitetet e tjera – gjenden në një pozitë të ngjashme. Sikur të ishim më të vendosur, mund të kishim fituar.
Përkundrazi dështuam, dhe rezultati është dalja e Britanisë nga BE. Por tek e fundit, Britania ka qenë gjithmonë në Evropë. Gjyshi im i ndjerë, që ishte i vendosur kundër Brexit, i dekoruar me urdhrin ‘Légion d’Honneur’ nga Francës, ishte midis miliona trupave britanike që u vendosën nëpër Evropë deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Britania investoi sasi të mëdha gjaku njerëzor dhe parash për stabilizimin e kontinentit. Produkti i drejtpërdrejtë dhe logjik i atyre përpjekjeve të hershme për të rindërtuar Evropën, do të ishte Komuniteti Ekonomik Evropian, preludi i BE-së së sotme.
Nga anëtarësimi i saj në KEE në vitin 1973, Britania siguroi zyrtarë të shkëlqyeshëm – sidomos Roi Xhenkins, presidenti i Komisionit Evropiane në vitet 1977-1981 – që ia kushtuan karrierat e tyre atij ideali evropian. Dhe ndërsa qeveritë në Londër ishin rrallë të angazhuara plotësisht me Brukselin, ato arritën të lënë shenjën e tyre.
Për shembull, Margaret Theçër, ndihmoi në ndërtimin e tregut të përbashkët, dhe Toni Bler ndihmoi për ta bërë Evropën më të hapur ndaj botës. Por është gjithashtu e vërtetë se Britania ishte gjithnjë e ndryshme nga vendet e tjera:një komb ishullor, një fuqi e dikurshme perandorake, pa përvojat e pushtimit apo diktaturës, një vend eksentrik me një përvojë unike të luftës, dhe me njerëz me emocionalitet të veçantë.
Megjithatë edhe anëtarët e tjerë të projektit evropian kanë gjithashtu historitë, neurozat dhe tiparet e tyre të komplikuara. Por vetëm Britania, është larguar tashmë nga unioni. Mënyra se pse ndodhi, kjo ofron disa leksione për të gjithë ata në kontinent, që besojnë ende në idealin evropian, dhe që duan të shmangin Brexit-ët e mëtejshëm.
Leksioni i parë, është të mos vetëkënaqeni. Elita britanike, e mori një kohë të gjatë si të mirëqenë pëlqimin e popullit britanik për anëtarësimin e vendit në BE. Liderët konservatorë, i shpenzuar dekadat e fundit duke e përdorur Evropën si një tabelë qitjeje, dhe ushqyer vazhdimisht euroscepticizmin.
As laburistët nuk e adresuan si duhet këtë problem. Flirtimi i Toni Bler me udhëheqjen e evropiane, për anëtarësimin e Britanisë në eurozonë (një veprim që mund të forconte Britaninë dhe vetë eurozonën) ishte jetëshkurtër. Kjo e ndihmoi Dejvid Kameronin të fitonte zgjedhjet në vitin 2013 me premtimin për një referendum për nxjerrjen e vendit nga BE, diçka që u realizua në vitin 2016. Prandaj, mesazhi im i parë për pro-evropianët në mbarë Evropën është:përgatituni për rrezikun e shpërbërjes së unionit, sado i pamundur të duket si skenar.
Mësimi i dytë, është të nxjerrim më në pah anët pozitive të Evropë. Ne pro-evropianët ishim për një kohë të gjatë në pozita mbrojtëse. Në nuk patëm kurrë një histori të madhe pozitive për të treguar:mbi mundësitë afatgjata ekonomike, kulturore, sociale dhe gjeo-strategjike të të qenurit në zemër të Evropës.
Leksioni i tretë – dhe deri tani më i rëndësishmi – është të veproni me guxim për ta bërë Evropën një histori suksesi. Votimi i Britanisë pro Brexit në qershorin e vitit 2016, ndodhi me një kohë të tmerrshme. Kriza e eurozonës sapo kishte mbaruar, kriza e emigrantëve e vitit 2015 ziente ende, demokracia evropiane dukej e dobët dhe e papërfillshme nga të tjerët, ndërsa Kina dhe Amerika dukeshin si partnerë mjaft tërheqës.
Që të gjitha këto kanë ndryshuar në të njëjtën kohë: eurozona e ka marrë veten, kriza e emigrantëve është zbutur (edhe pse falë marrëveshjeve të diskutueshme të BE-së me shtetet e rajonit), dhe si Kina ashtu edhe SHBA-ja, duken më agresive dhe autoritare. Por asnjë nga këto gjëra nuk është e sigurt.
Ruajtja e joshjes ndaj Evropës, kërkon zgjidhjen e problemeve të saj: zgjidhjen e të metave në eurozonë, në regjimin evropian mbi emigracionin, të evropianizimit real të debateve demokratike, dhe vendosjen e një poli alternativ dhe të besueshëm evropiane përballë Kinës dhe SHBA-së.
Këto mund të duken si synim abstrakte, afatgjata dhe të këndshme këtu në Berlin, ku elita gjermane vepron së bashku me mënyrën e saj të kujdesshme. Por shumë shpejti ato mund të rezultojnë të domosdoshme.
Leksoni i tretë dhe i fundit për pro-evropianët është:mos e merrni si të mirëqenë sigurinë dhe prosperitetin tuaj. Dhe Britania është “historia” paralajmëruese. Me disa kthesa të fatit, apo strategjive, vendim im mund të ishte bërë lojtari më konstruktiv në Evropë.
Ekzistojnë universe alternative, në të cilat Londra mund të bashkëpunonte ngushtë me Parisin, Berlinin dhe Varshavën që nga viti 2000 apo 2010, për ta çuar Evropën përpara, për ta bërë atë një homologe të besueshme për Amerikën dhe Kinën, dhe për të krijuar një peizazh shumë të ndryshëm global deri në vitin 2020.
Por “fisi” im politik, pro-evropianët, lejoi që ajo perspektivë të rrëshqasë nëpër gishta. Ne ishim të vetëkënaqur, negativë, paqartë, dhe nuk bëmë aq sa duhet për ta bërë Evropën më të suksesshme. Britania po largohet nga BE, por ju mund të mësoni ende nga përvoja jonë, të shmangni gabimet tona, dhe të shmangni gjetjen e vetvetes pas 10 vjetësh në të njëjtin pozitë delikate në të cilën jemi sot ne britanikët:në prag të lënies së një organizate, për të cilën u angazhuam aq shumë.
Prandaj ndiqini këto leksione:mos jini të vetëkënaqur, përpiquni shumë që ta bëni Evropën të aftë dhe të bashkuar, edhe kur kjo ju duket e vështirë. Dhe mbi të gjitha përdorni të gjithë energjitë tuaja për ta bërë Evropën një histori suksesi. Mund të duket e vështirë, por është diçka që ia vlen. / New Statesman – Bota.al