Autor: Naim Rashidi
Mini-shengeni nuk është tradhëti ndaj askujt apo presion ndaj dikujt, por është ide që në kontekstin e Balkanit Perendimor nuk do të funksionoje.
Mini-shengeni (në frymën evropiane) nënkupton shkëmbimin e të gjtiha informatave, të dhenave personale të të gjithë qytetarëve, të dhënat tatimore dhe regjistrimit të bizneseve, njohjen e të gjitha procedurave administrative, bashkëpunimin mes policisë dhe gjykatave, rrespektimin dhe implementimin e flet-arresteve etj.
Asnjë nga këto nuk do të ndodh: Serbia nuk njeh asnjë dokumentet e Kosovës, nuk bashkëpunon me policinë, gjykatat e Kosovës. Bosnia e Kosova kanë të njejtat probleme.
Më e rëndësishmja është kjo. Shkëmbimi I të dhenave nënkupton përshfaqjen e të gjitha krimeve me regjsitrat civil/personal. A mendon dikush se Serbia do të I ndaj te dhenat e qytetareve te saj me shtetet tjera? Të dhenat e grupeve të mafias, krimineleve te luftës, njerëzve që marrin pjesë ne lufta të huaja, të shtetasve rus e tjere te huak te cilëve iu është dhënë nënshtetësia, njerëzve të kerkuar nga gjykatat e Kosovës, nga SHBA etj.
A mendoni se Shqipëria do të I ndaj të dhenat e krimineleve të drogës, shtetasve te huaj që kanë marrë shtetësi të saj.
Bosnia nuk bashkëpunon sepse dy entitetet kanë shumë cka për të fshehur. Në Kosovë cdo ditë e më shumë po identifikohen shtetas të huaj me identitet të rremë e dokumente të Kosovës.
A mendoni se Serbia do të dorëzoj apo bashkëpunoj nese qytetar të saj arrestohen nen hetime ne ndonje sjtet fqinje. A mendoni se Serbia, Bosnia, Shqiperia do të lethësojnë qarkullimin e lirë të mallrave, shkembimin e të dhenave biznesore etj.
Harroni se këto vende thellë të inkriminuara do të bashkëpunojnë në shkëmbimin e të dhënave.
Pra kjo çka po flasin liderët e Serbisë dhe Shqipërisë nuk është mini-shengen.
Ky proces do të reduktohet në takime të kota, deklarata të thata dhe eventualisht përpjekje për një qarkullim më të lehtë të qytetarëve…edhe atë vetëm atyre për turizëm dhepjesemarrje ne konferenca. Këto elita të korruptuara nuk do të krijojnë asgjë tjetër të mirë.
Nëse vendet e Balkanit perendimor e kanë seriozisht, dhe duan që qytetaret të besojmë në kete proces, ata duhet të kërkojnë nga BE- që të implementojnë sistemin e njejtë të Shengenit evropian.
Kjo nënkupton, marrëveshje mes të gjtiha shteteve, pajtim të plotë, bashkëpunim të plotë dhe shkëmbime të plota të të gjitha të të dhënave.
Marrë nga profili i autorit në Facebook