E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Heqja e pavarësisë së Kosovës është projekt shtetëror i Serbisë

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç është nën akuzë nga opozita serbe se ka përdorur paratë e trafikut të armëve për të ndikuar në tërheqjen e pavarësisë së Kosovës nga disa shtete.

Në një intervistë dhënë për median serbe, ai deklaroi se qeveria e Beogradit nuk ka dhënë para për lobimin kundër Kosovës, por pranoi se anulimi i pavarësisë së Kosovës është projekt shtetëror i Serbisë.

Daçiq i bëri komentet në emisionin “Happy Tv”, pas deklaratës së nënkryetares së Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, Marinika Tepiç e cila tha se Serbia po e financon fushatën kundër Kosovës me para nga tregtia e armëve.

Lidhur me lobimin kundër Kosovës, Daçiç tha se “ky është një projekt shtetëror dhe gjithçka bëhet përmes institucioneve”.

Të fundit