Dashuria Rama – Vuçiç e ngritur mbi varrosjen e interesave të Kosovës ka ngjallur reagime të pafundme nga të gjiha forcat politike dhe mediat në Prishtinë. Që prej së shtunës, kur në Shqipëri u zhvillua mbledhja e katër liderëve të rajonit për Shengenin ballkanik, kryeministri po etiketohet si tradhëtar, shitës i interesave kombëtare e me një breshëri epitetesh që nuk i ka provuar asnjë udhëheqës tjetër. Dhe kjo natyrisht që vjen si prej qëndrimeve edhe prej fjalorit të përdorur prej tij, sepse njerëzit më shumë se dokumentat që nuk janë bërë publike dhe transparente shohin mënyrën e komunikimit që ishte një katastrofë.
Duke ndjekur samitin e 21 dhjetorit çdo idhëtar i teorive konspirative, çdokush nga ta që duan të besojnë se Rama është një lake nën urdhrat e residentin serb ka grumbulluar më shumë prova se sa i duhen për të mbështetur secilin version paranojak. Le ti marrim më radhë. Filimisht shqiptarëve live u foli Rama për të mirat e shengenit ballkanik. Por ç’ndodhi, kur radha i erdhi Vuçiçit ai u tregua i ashpër me kryeministrin tonë…
“U mërzita me mikun tim Edi që gjithmonë mbrohet. Pse duhet të mbrohet, nga çfarë duhet të mbrohet, që po përpiqemi për më të mirën për vendet tona? Që po mbrohemi nga ata që po përpiqen të na çojnë mbrapa në shekullin e 17-të?” tha ai.
Dhe menjëherë pas kësaj “vërejtjeje miqësore” Rama i ndryshoi tonet. Nga mbrojtja ai kaloi në sulm.
Ai tha se Kosova ishte futur në rrugë qorre, se ajo me mospjesmarrje po dëmtonte vetveten, duke e hedhur fajin krejtësisht mbi Prishtinën që ishte ftuar po kishte rrefuzuar.
Por, duke mos u mjaftuar me këtë fajësim kolektiv, kryeministri shqiptar e kënaqi mikun e tij duke i përgojuar një për një liderët kosovarë.
Nëse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se nuk do të vinte në këtë samit pasi Serbia nuk e njeh genocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve, Rama ironizoi ata që deri para pak kohësh hanin e pinin në tryeza me liderët e Beogradit.
Nëse kryeministri Ramush Haredinaj e cilësoi mini Shengenin një nismë që ka vetëm një qëllim, heqjen e taksës 100% ndaj produketeve serbe, Rama tha se ai është gënjeshtar dhe i paditur.
Nëse kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe Vetëvendosja organizuan protesta kundër Vuçiçit në Tiranë, Rama i talli si neo marksistë që kërkojnë vendosjen e masave proteksioniste duke huazuar grandomaninë e vendeve si Kina dhe ShBA.
Pas gjithë këtij sulmi frontal, me siguri Aleksandar Vuçiç është larguar nga Tirana i lumtur se e hodhi mikun e tij Edi në ofensivë. Por po aq të lumtur kanë mbetur edhe idhtarët e teorive konspirative që e quajnë kryeministrin e Shqipërisë tradhëtar, sepse ata kanë marrë material me bollëk./lapsi