E martë, 10 Dhjetor, 2024

Përfundon në harmoni samiti i NATO-s

Me gjithë grindjet e mëparshme, samiti i NATO-s përfundoi me demonstrim uniteti: as Turqia nuk bllokoi, as Trumpi nuk u tërhoq nga deklarata, as Franca nuk foli për “komën”. Nga Barbara Wesel, Watford.

Si shumë shpesh në NATO, grindjet para takimit ishin të ashpra, por më pas krerët e qeverive u pajtuan. Turqia nuk e bllokoi deklaratën e përbashkët përfundimtare. Për herë të parë, Kina u quajt kërcënim i mundshëm strategjik. Dhe në samitin jubilar në Watford të Londrës, të gjithë premtuan se do t’i rrisin shpenzimet e mbrojtjes në dy përqind të fuqisë ekonomike të vendit.

Ajo që habiti më shumë në këtë samit ishte që presidenti amerikan Donald Trump nuk i hodhi më shumë benzinë zjarrit dhe u largua pa asnjë koment. A e bëri këtë, sepse dëgjoi këshilltarët e tij apo, siç presupozojnë disa burime amerikane, sepse ishte i zemëruar për një video të bërë gjatë pritjes në Pallatin Buckingham një natë më parë? “Kemi mbajtur kaq shumë konferenca për shtyp,” tha Trump në nisje përmes rrjetit Twitter. Sidoqoftë, efekti është i mirëseardhur.

Video me thashetheme për Trump?

Videoja kishte shkaktuar një sensacion të vogël mediatik në margjina të samitit. Aty shihej Justin Trudeau, Emmanuel Macron, Boris Johnson dhe Princesha Ann duke u tallur me konferencat e shtypit të  Donald Trump.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau me homologun e tij britanik , Boris Johnson dhe princesha Anne, gjatë pritjes në Buckingam Paloace,. e (picture-alliance/AP Photo/Yui Mok)Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau me homologun e tij britanik , Boris Johnson dhe princesha Anne, gjatë pritjes në Buckingam Paloace,.

Trumpit i kishte mbetur hatri, e quajti kryeministrin kanadez “dyfytyrësh” në margjinat e takimit të tij me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe kritikoi edhe një herë Kanadanë që nuk shpenzon sa duhet për mbrojtjen. Ishte një reagim mjaft i përmbajtur, krahasuar me atë çka pritet nga presidenti amerikan. Dhe Trudeau u soll si një nxënës i kapur në gabim: “Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me Presidentin Trump”, bëri be ai, duke premtuar më shumë para për armatim dhe duke lavdëruar faktin që Kina shfaqet për herë të parë në axhendën e NATO-s.

Edhe sfidë, edhe shans

Ndërsa fjalët për Kinën në Deklaratën Përfundimtare të Samitit ishin të kujdesshme, sepse ajo u quajt edhe “shans” edhe “sfidë”, por  NATO-ja e pranon se duhet të monitorojë ngritjen e kësaj fuqie të re të madhe dhe ta përshtasë orientimin e saj politik në Lindjen e Largët. Mikpritësi Boris Johnson foli edhe për mundësinë e një partneriteti strategjik – i cili rezulton i vështirë, sepse, nga njëra anë, SHBA nuk ndjekin një kurs të qartë në luftën tregtare me udhëheqjen e Pekinit dhe, nga ana tjetër, vendet anëtare kanë qëllime të ndryshme. Greqia, për shembull, fton investitorët kinezë në projekte infrastrukture dhe Gjermania mbron interesat e saj ekonomike.

Kancelarja gjermne Angela Merkel dhe presidenti amerikan Donald Trump (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)Kancelarja gjermne Angela Merkel dhe presidenti amerikan Donald Trump

Kancelarja gjermane Angela Merkel, pas bisedimeve të saj dypalëshe me presidentin amerikan, premtoi gjithashtu se do të japë më shumë para për mbrojtjen. Një premtim ky që do ta kënaqte edhe presidentin amerikan, megjithëse objektivi prej 2 përqind është paraparë të arrihet në vitin 2030. Për Merkelin, samiti i NATO-s ishte i suksesshëm.

Të fundit