E diel, 13 Tetor, 2024

“VV KA QASJE MEGALOMANE: I DO TË GJITHA POZITAT E LARTA, ANIPSE KA VETËM NJË DEPUTET MË SHUMË SE LDK”

Nuk shkoi ashtu siç kishin planifikuar – të formojnë qeverinë menjëherë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit. Problem është qëllimi i kandidatit për kryeministër Albin Kurti për kontroll të pjesës më të madhe të pushtetit.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për KDP shprehen të pakënaqur me qasjen megalomane të VV në negociatat për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Problemi i mosarritjes dë marrëveshjes së është se VV nuk e vlereson si duhet rezultatin e zgjedhjeve. Konsiderojnë se atyre në menyrë të natyrshme u takojnë të gjitha pozitat e larta dhe mbi këtë “bazë” shtrojnë kërkesa që ato t’u kompensohen me pozita ministrore. Harrojnë se VV ka 29 deputetë e LDK 28”, i tha KDP-së një funksionar i lartë i LDK-së.

Ndërkohë, analistët politikë i kanë thënë REL se mospajtimet rreth ndarjes së pozitave kryesore në udhëheqjen e institucioneve të reja si dhe përplasjet politike nga e kaluara mund të shihen ndër arsyet pse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po e kanë të vështirë ta finalizojnë marrëveshjen për koalicionin e ri qeverisës.

Ndonëse të dy partitë tashmë kanë deklaruar se janë dekoruar 100 për qind për programin qeverisës dhe numrin e ministrive, në momentin kur lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa i filluan negociatat për ndarjen e pozitave udhëheqëse, bisedimet u ndërprenë për të vazhduar gjatë javës.

Bazuar në dakordimet fillestare, Vetëvendosje besonte se do të marrë nën drejtim pozitën e kryeministrit dhe pesë ministri. Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës, pozitën e kryetarit të Kuvendit dhe pesë ministri. Ndërkaq dy ministri u mbeten komuniteteve pakicë, një komunitetit serb dhe një tjetër komuniteteve joserbe.

Njohësit e zhvillimeve politike, konsiderojnë se ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ende mospajtime për çështje të caktuara.

Naim Rashiti, drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka dakordime mes dy partive që pritet ta formojnë qeverinë, por ka edhe shumëçka që ato nuk janë pajtuar.

“Realiteti është që përkundër vullnetit të madh për të bërë një qeveri, një koalicion, marrëdhëniet nga e kaluara këto dy parti nuk i kanë pasur të mira dhe reflektojnë në procesin e ndërtimit të koalicionit. Megjithatë këto dy parti nuk kanë alternative tjetër veç se të arrijnë një marrëveshje mes veti”, tha Rashiti.

Por, në këtë rrafsh mbetet pezull pozita e presidentit të Kosovës, e cila nga pranvera e vitit 2021 do të mbetet boshe pas përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Siç njofton REL, Zyrtarët e LDK-së nuk e kanë fshehur se duan që ta sqarojnë edhe pozitën e presidentit të ardhshëm me marrëveshjen eventuale Kurti – Mustafa (Vetëvendosje – LDK). /KDP

Të fundit