E diel, 23 Qershor, 2024

Tjetër lëkundje në Ballkan, regjistrohet tërmet në Malin e Zi

Një tërmet me magnitudë 3.3 i shkallës rihter ka goditur mbrëmjen e djeshme edhe Malin e Zi, njofton sektori i sizmiologjisë i institutit Hidrometeorologji dhe Sizmologji në Podgoricë.

Epiqendra e tërmetit ishte 8 kilometra në veri të Podhum, një fshat afër Komunës së Tuzit në orën 21.13. “epiqendra e këtij tërmeti ishte në një thellësi prej 22 km”, thuhet në njoftim. Instituti thekson se bazuar në një model numerik të ndryshimeve në intensitet me distancën në këtë rajon, madhësinë e tërmetit dhe thellësinë, ky tërmet nuk mund të shkaktojë dëme materiale.

Tërmeti në Mal të Zi vjen në një kohë kur rajoni i Ballkanit Perëndimor është i paqëndrueshëm, për shkak të tërmeteve që nuk kanë të ndalur. Ndërkohë që gjatë të dielës, tërmete të tjera janë regjistruar edhe në Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë.

Që nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, që shkaktoi dhjetëra viktima dhe dëme të mëdha materiale, tërmete me magnituda relativisht të mëdha janë regjistruar edhe në Greqi, në ishullin e Kretës, dhe në Bosnje po ashtu

Të fundit