E shtunë, 27 Korrik, 2024

Baton Haxhiu në Open: Shqiptarët s’kanë kulturë reagimi për emergjencat

Baton Haxhiu bëri një lidhje live me skype në Open në Top Channel i cili tha se njerëzit në Shqipëri e kanë komunikimin e ulët me emergjencat.

Komunikimi me emergjencat është një kulturë. Kam vënë re që tek shqiptarët mungon kjo kulturë. Kam vënë re që kjo mungon edhe elita. Në hotelet e jashtë shtetit vetëm shqiptarët qëndrojnë në shtrat kur jepet ndonjë alarm fals emergjente. Pastaj janë edhe persona religjoz të cilët e quajnë këtë si punë të zotit- tha Baton Haxhiu.

Pse Kosova i ka këto shërbime?- e pyeti Eni Vasili, Baton Haxhiun.

Po Kosova ka kulturën e NATO-s për emergjencat civile. E ka një kulturë të marrë nga jashtë. Mund të them që komunikimi i Kosovës me emergjencat është më i miri në Ballkan.

Ministri Blendi Klosi ndodhet në terren në Durrës ku bëri një lidhje live në Open në Top Channel.

Klosi tha se në të tre 3 qarqet janë sistemuar në hotele mbi 3000 banorë. Qendrat e grumbullimit po mbyllen, po shkojnë drejt mbylljes.

Hotelet i paguajnë apo janë falas?- e pyeti Eni Vasili ministrin Klosi.

“Sot në mbledhjen e qeverisë u mor një vendim që Ministria e Turizmit të lidhë një kontratë me këto hotele për akomodimin e këtyre banorëve. Qeveria i paguan qytetarëve akomodimin në hotele, 3 vaktet dhe shërmbim të plotë mjekësor”- tha Klosi.

Ministri u pyet edhe për kostot nga gazetari Abilekaj dhe Eni Vasili ku ministri u përgjigj se akomodimi në hotele u bë për arsye se këto hotele janë të vetmet struktura që merrnin numër të madh banorësh nga 400 apo siç është Rafaelo në Lezhë me 820 persona. Hotelet në marrëveshjen që kanë bërë me Ministrinë e Turizmit ku kemi rënë dakord që hotelet do të punojnë pa fitim.

Të fundit