Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar nga qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të kenë durim, duke thënë se situatën do ta përballojmë së bashku.
Rama tha se kanë mbërritur ndihmat e para nga Kosova dhe Italia. Ndërsa shprehet se po mbërrin një autokolonë nga Greqia si edhe helikopterë nga shtetit fqinje dhe vende të ndryshme të Evropës.
Edi Rama: “Janë nxjerrë nga gërmadhat 41 persona deri në momentin që po flasim. Kanë mbërritur të para trupat speciale të Kosovës.
Gjithashtu kanë mbërritur helikopterë ushtarakë të ndihmës së specializuar të italiane si edhe një skuadër nga Mali i ZI. Ka kaluar kufirin e Kakavijës, një autokolonë forcash nga Greqia dhe janë drejt Rinasit mjetet ajrore të emergjencave nga Italia, Greqia përsëri, po ashtu nga Franca, Serbia, Rumania, Turqia dhe Kroacia.
Gjermania ka vënë në lëvizje mekanizmat e saj të solidaritet ndërsa ambasada e SHBA dhe BE kanë komunikuar që në mëngjes gatishmërinë më të madhe në mbështetje të Shqipërisë. Motra dhe vëllezër kjo fatkeqësi kërkon kurajo, të jashtëzakonshme, durim të madh dhe solidaritet njerëzor të veçantë dhe sa më shumë qetësi. E di që kurajo dhe durimi, e lërë më pas qetësia është e lehtë të thuhen sesa të gjenden në këtë situatë kaq ekstreme për ndjenja tona.
Por së bashku do ta përballojmë edhe këtë pabesi të madhe të natyrës.
Qeveria ka dalë në terren që në momentet e para dhe është në krye të detyrës.
Por sot gjithkush ka diçka më shumë se zakonisht për të bërë. Mjekët dhe infermierë për qindra të plagosur që duhen kuruar, të gjithë ne të tjerët për mijëra të prekur nga dëmet që duhet mbështetur.
Plaga e sotme e madhe do na bëjë më të fortë nesër.” /OraNews/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/428074421206483/?t=7