E shtunë, 27 Korrik, 2024

Toka helmuese

Raportimi mbi dhimbjet e kokës nga qytetarët që jetojnë pranë fabrikës së ish OHIS-it na kujtoi një histori tjetër të trishtuar në vendin tonë. Derdhja e një substance toksike, monomeri metil akrilatit, që në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën, mund të shkaktojë dëmtime dhe lëndime të rënda,  konfirmon vetëdijen e ulët të të gjitha autoriteteve deri më tani për të mbrojtur qytetarët dhe veten e tyre nga helmet. Duke folur për incidentin, morëm një kujtesë tjetër se në fabrikë ka 30,000 ton mbeturina të rrezikshme.

Autore: Katerina Topalova

Lindan  (e njohur edhe si gama-heksahlorocikloheksan) është një përbërje organike, një izomer i heksahlorocikloheksanit, që përdoret si një insekticid dhe në disa raste edhe për trajtimin e disa infeksioneve.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, kjo substancë konsiderohet si mesatarisht toksike dhe tregtia ndërkombëtare me këtë substancë është e ndaluar dhe e rregulluar me Konventën e Roterdamit. Kjo substancë është ndaluar për përdorim në më shumë se 50 vende. Në vitin 2009, sipas Konventës së Stokholmit për Rezistencën ndaj Ndotësve Organikë, prodhimi i kësaj substance u ndalua.

Kjo mbetje e rrezikshme është ruajtur në mënyrë të padrejtë për vite me rradhë në një deponi në fabrikën e OHIS-it. Deponia është identifikuar si “pika më e nxehtë ekologjike” në Maqedoni, e shënuar në hartat mjedisore botërore, megjithatë ka mbetur e hapur, plotësisht e pambrojtur, kështu që lindani nëpërmjet të truallit, ujrave nëntokësorë dhe ajrit po e helmon popullsinë vendase dhe tërë Shkupin në përgjithësi.

Deponia e OHIS-it u krijua që nga mesi i viteve 1970, kur përdorimi i lindanit ishte ndaluar. Prodhimi i deri atëhershëm nga 13,000 tonë ka mbetur i hapur pa ndonjë përgatitje paraprake të substratit. I lënë ashtu në tokë! Disa vjet më vonë, për shkak të erës së padurueshme të pesticideve, deponitë janë të mbuluara me rreth 20,000 ton tokë. Pra, tani ka një deponi me mbi 30,000 ton mbeturina jashtëzakonisht të rrezikshme!

Vlerësimi i qeverisë është se do të marrë nga 40 deri në 260 milion euro dhe pritet që ky proces të zgjasë nga 3 deri në 5 vjet. Deri atëherë 30,000 ton mbetje jashtëzakonisht të rrezikshme me pesticidin kancerogjen lindan vazhdon të ndotë ajrin, ujin dhe tokën.

Këto ditë mediumet po raportonin për punëtorin e vetëm të gjallë nga reparti me lindan në Ohis. Të gjithë kolegët e tij kanë vdekur. Duke shkruar për problemin, unë kisha disa gjëra në kokën  time – ku kanë blerë blerë politikanët pemë dhe perime për fëmijët e tyre deri më tani? Si e kanë selektuar se cilin ajër do ta marrin frymë dhe cilin jo? Helmet në tokë dhe në lumenj janë gjithashtu në tryezën tonë. Zinxhiri i natyrësdo të na vrasë.

Mungesa e vetëdijës për caktimin e një liste përparësore do të shpërthejë. Asnjë vend nuk mbulon helmin e gjallë. Toka do të na mbulojë neve ! Të gjithë!

Të fundit