E shtunë, 27 Korrik, 2024

Negociatat, presidentja e KE sulmon Macron: I hapi derën Rusisë në Ballkan

“Emmanuel Macron i ka hapur derën Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor”. Paralajmerimi ka ardhur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke folur ne 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, teksa i është referuar vendimit për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

BE kishte kërkuar shumë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, dhe ata i kanë përmbushur të gjitha”, ka thene ajo, raporton Express.co.uk.

Ursula von der Leyen u kërkoi liderëve të Unionit që të fillojnë menjëherë bisedimet e pranimit. “Tani ne duhet të jemi të vërtetë me fjalën tonë dhe të fillojnë bisedimet e pranimit.”

Ajo tha se, liderët e BE kanë vonuar mundësinë e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor që prej 2003.

Ajo pretendoi se Rusia ose Kina mund të plotësojnë boshllëkun nëse BE nuk është e pranishme në këtë rajon.

Nëse Brukseli nuk ofron një perspektivë europiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor “të tjerët do të mbushin boshllëkun – Kina, Rusia, Turqia ose Arabia Saudite”, tha ajo.

Macron ishte i vetmi udhëheqës i BE që bllokoi bisedimet si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë në mbledhjen e fundit të Këshillit Evropian.

Ai gjithashtu arriti të bindë Holandën dhe Danimarkën të kundërshtojnë bisedimet e pranimit për Shqipërinë.

Në një intervistë për Economist, Presidenti Francez tha se Brukseli duhet të reformojë procedurat e anëtarësimit të tij.

Në shenjë të tensionit në rritje midis Parisit dhe Berlinit, Angela Merkel kritikoi gjithashtu qëndrimin e Macron për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor.

Kancelarja gjermane tha se është “jashtëzakonisht e rëndësishme, për interesat strategjikë evropian, që këto vende nuk e humbasin shpresën që një ditë të jenë në gjendje të anëtarësohen në BE”./javanews

Të fundit