Gjatë takimit ditë më parë në Tiranë midis kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, u publikua një foto e tyre bashkë me aktorin kontravers francez Gérard Depardieu, njofton KDPOLITIK.COM.
Ai njihet si një mik i afërt i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të cilin e përkrah që nga viti 2013, kur personalisht i ndau shtetësinë ruse.
Nga ana tjetër, Rama kishte njoftuar se Depardieu ishte në Shqipëri për të incizuar një film për ish diktatorin serb Sllobodan Millosheviq.
https://www.facebook.com/138734771522/posts/10157103222716523/
Ndaj kësaj fotografie ka reaguar edhe Halil Matoshi, këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Para gjashtë viteve aktori francez kishte kundërshtuar Francën për politikat e saj të taksimit, me çrast ka vendosur të marrë shtetësinë ruse.
Një njoftim i shkurtër në faqen e internetit të Kremlinit tha që presidenti, Vladimir Putin, nënshkroi grantin e shtetësisë personalisht.
Depardieu ishte zemëruar nga përpjekja e ish-presidentit François Hollande për të rritur taksat ndaj mega-pasurve në 75%. Rusia ka një taksë të sheshtë të ardhurash prej 13%.
Një vit pasi ka marrë nënshtetësinë ruse, Depardieu ka vizituar Serbinë ku ka takuar presidentin Aleksandar Vuçiq. Ai ka dalë në mbrojtje të Putinit për intervenimin ushtarak rus në Ukrainë.
Depardieu ka realizuar më shumë se 150 filma, në mesin e tyre edhe komedia Green Card në vitin 1991 në lidhje me një njeri që hyn në një martesë komoditeti për të marrë rezidencën amerikane.
Depardieu tha në një letër të hapur të botuar në mes të dhjetorit se ai do të dorëzonte pasaportën dhe kartën e sigurimeve shoqërore franceze.
Depardieu është i mirënjohur në Rusi, ku ai shfaqet në një reklamë për kartën e kreditit të Sovietsky Bank dhe shfaqet dukshëm në faqen kryesore të bankës.
Në vitin 2018 ai udhëtoi në Korenë Veriore dhe paralajmëroi se do të marrë edhe shtetësinë e Turqisë. /KDP