TV Klan Maqedoni mëson se sapo ka përfunduar një takim i papritur mes Kryeministrit Zoran Zaev dhe Liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Në qendër të vëmendjes thuhet të ketë qenë zhgënjimi nga mosmarrja e datës për çeljen e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Në këtë shtrirje, bëhet e ditur se të dy bashkëbiseduesit kanë nënvizuar përkushtimin për të shtyrë përpara procesin e reformave në prag të anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancën ushtarake të NATO-s. TV Klan mëson se gjatë këtij bashkëbisedimi të liderëve të partive në pushtet është prekur edhe mundësia e dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev: ‘Për faktin se Qeveria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut në tërësi nuk janë fajtore përse nuk na u caktua data, por vetë vendet kundërshtare të zgjerimit të Bashkimit Evropian, është vlerësuar se një hap i këtillë do të ngadalësonte këtë proces dhe do të kishte pasoja edhe për qëndrueshmërinë e brishtë rajonale,’ – tha për TV Klan Macedonia një burim i afërt me takimin e zhvilluar pasditen e së premtes.
Në një postim në Facebook Ahmeti ka shkruar se rruga e integrimit në BE duhet të vazhdojë.
https://www.facebook.com/454337564602783/posts/2492306360805883/
Nga ana tjetër, lideri i ASH-së Ziadin Sela ka kërkuar zgjedhje të parakohshme.
https://www.facebook.com/122920461172102/posts/1693059750824824/