E shtunë, 27 Korrik, 2024

ORËT E FUNDIT TË NJË VENDIMI TË ANKTHSHËM

Takime paraprake, diskutime, angazhime të shteteve të veçanta, por edhe të përfaqësuesve më të lartë të Komisionit Europian e bëjnë këtë samit të paparashikueshëm deri në fund në vendimin për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Si asnjëhërë më parë ky vendim duket kaq jetik për të dy vendet, por edhe me kaq shumë ngërçe pritjeje, sidomos pas qëndrimit të fortë të Francës për të aplikuar një qasje tjetër në procesin e negociatave, për të cilin insiston presidenti Makron.

Analizë e KDP-së

Kanë mbetur vetëm edhe pak orë nga fillimi i samitit dyditor të Bashkimit Europian, ndërkohë që pritjet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë “notojnë” në deklarat e shumta që jepen nga përfaësuesit e institucioneve të shumta, por edhe në debatet e brendshme Brenda BE-së për hapjen e mundshme të negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

Takime paraprake, diskutime, angazhime të shteteve të veçanta, por edhe të përfaqësuesve më të lartë të Komisionit Europian e bëjnë këtë samit të paparashikueshëm deri në fund në vendimin për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Si asnjëhërë më parë ky vendim duket kaq jetik për të dy vendet, por edhe me kaq shumë ngërçe pritjeje, sidomos pas qëndrimit të fortë të Francës për të aplikuar një qasje tjetër në procesin e negociatave, për të cilin insiston presidenti Makron.

Bëhet e ditur se Brexit do të jetë tema qendrore në samitin dyditor të Bashkimit Europian që fillon sonte në Bruksel. Arritja e një marrëveshjeje në minutën e fundit po kërkohet intensivisht nga të dyja palët. Megjithëse Brexit nuk qëndronte në agjendën e ditës ai do të sundojë orët e debatit që ishin planifikuar për buxhetin e BE-së për vitet e ardhshme. Me interes pritet po ashtu se si do të pozicionohen vendet e BE në deklaratën e përbashkët të samitit për Turqinë dhe ofensivën në Siri.

Samiti, ndërkohë ka pasur një prelude takimesh mes krerëve europianë, një prelude angazhimesh, që nuk kanë dhënë ndonjë shpresë për fillimin e negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim ka qenë edhe takimi mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Makron.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk ka arritur të bindë presidentin francez, Emmanuel Macron, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Merkel është shprehur: “Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini, duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave”.

Ndërsa Macron ka theksuar se përshëndet reformat e ndërmarra nga dy shtetet ballkanike, por ka nënvizuar gjithashtu se “do t’i përmbahemi deklaratave tona politike sa i përket çështjeve kaq të rëndësishme”.
Ai ka theksuar se Ballkani është një rajon strategjik për Evropën, por fillimisht duhet të reformohet procedura e pranimit. Ai vuri në dukje edhe faktin se rinia shqiptare emigron gjithnjë e më shpesh në Bashkimin Evropian.

Por në deklaratën qeveritare të enjten në Bundestag, para largimit në Bruksel, Merkel ka theksuar : “Më duhet t’iu them se shanset nuk janë shumë të mira.” Ajo është shprehur sërish pro perspektivës së anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjermania ndjehet veçanërisht e lidhur me vendet e Ballkanit dhe do t’i afrojë ato me BE, ka theksuar ajo. Ne u kemi ofruar ura partnerëve që kishin dyshime, ka theksuar Merkel. Në samit ende nuk është e sigurtë një votë unanime.

Shumëçka duket e paqartë deri në fund. Gjersa Gjermania po shfaq një impenjim më të madh për hapjen e bisedimeve, Franca vazhdon të insistojë në qasjen e re për procesin e negociatave me vendet tjera që pretendojnë të jenë anëtare të BE-së. Komisioni Europian, nga ana tjetër, vazhdimisht ka insistuar, që të hapen bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Komisioneri për zgjerim Johanes Han ka theksuar gjithashtu edhe ndikime tjera të mundshme në Ballkan, të cilat duhet të merren parasysh nga liderët europianë.

Han u ka kërkuar liderëve evropian që të mbështesin propozimin e Komisionit dhe të vendosin pozitivisht për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Han ka thënë se vendimi eventual negativ do të kishte pasoja në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij arsyeja e vetëm e tyre për normalizimin e raporteve është perspektiva evropiane.

“Nëse edhe pas të gjitha detyrave dhe obligimeve që Maqedonia e Veriut i arriti, ajo tani nuk shpërblehet në mënyrë adekuate, atëherë nuk ka alternativë për Serbinë dhe Kosovën që të hyjnë në dialog substancial për bashkëjetesën e ardhshme për të dyja vendet për shkak se arsyeja e vetme për ta bërë këtë është perspektiva evropiane” ka theksuar Han.

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit në Bruksel me Komisionerin Johanes Han u ka bërë thirrje liderëve evropian që pa asnjë hezitim të miratojnë vendimin për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Zaev ka thënë se çdo shtyrje e vendimit do të kishte pasoja negativa në vend dhe rajon, pandaj edhe i është drejtuar krerëve evropian me fjalët “ Mos na i shuani shuani yjet ndriçuese, bëhuni heronjtë tanë”.
Në orët e fundit para fillimit të takimit po bëhen përpjekje për të siguruar unanimitet të liderëve europianë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Duket se të gjitha deklaratat, të gjitha angazhimet po marrin tone dramatike të paparashikueshme përballë qëndrimit francez që nënkupton shtyrje të daatës dhe më tepër kohë për përparime substanciale të dy vendeve.

Por, tashmë duket qartë se një datë nuk do të thotë përmbushje e obligimeve dhe e standardeve nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, por një shpresë për të mbajtur frymëzimin e orientimit europian të këtyre dy vendeve.

Bëhet e ditur se Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk ka vërtetuar agjendën e diskutimeve të Samitit dyditor në Bashkimin Evropian. Zgjerimi do të diskutohet gjatë darkës, pas diskutimeve për BREXIT, të cilat duhet të zhvillohen më shpejt se sa që pritej, pasi që Londra dhe Brukseli pak më pare arritën marrëveshje.

Sipas një zyrtari të lartë të Bashkimit Evropian i përfshirë në përgatitjen e samitit, Franca tani për tani nuk tregon shenja të fleksibilitetit, por se presidenti Donald Tusk është i vendosur që të tentoj të arrihet kompromis. Megjithatë sipas zyrtarit të lartë të BE-së, rreziku që të mos vije deri tek një marrëveshje është real dhe nuk duhet të nënvlerësohet.

Të fundit