Qeveria holandeze i përmmbahet mendimit se hapja e negociatave është e parakohshme. Kjo gjë u konfirmua edhe të martën në mbrëmje në mbledhjen e komisionit për çështjet europiane në parlamentin e Holandës. Anëtarët e këtij komisioni kanë dëgjuar qëndrimin e qeverisë përmes ministrit për Punët e Jashtme, Stef Blok.
Ministri ka përsëritur një qëndrim te njohur deri më tani, se është e parakohshme çelja negociatave me Shqipërinë
Kjo seancë nuk ka prodhuar kundërshti të forta nga anëtarët e komisionit.
Megjithatë duhen pritur orët në vijim nëse ndonjë parti politike do të dorëzojë një mocion kundra çeljes së negociatave me Shqipërinë për ta votuar në parlament.
Nëse kjo ndodh atëherë skepticizmi i Holandës i shprehur me termin “çelja e negociatave me Shqipërinë e parakohshme” do të vuloset nga parlamenti. Por pavarësisht se “Jo” është qëndrimi i prerë i qeverisë holandeze, ajo nuk do të thotë automatikisht veto për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në komisionin për Europën nuk u la të kuptohet qaetë se do të ketë një veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord.
Po ky qendrim mbahej edhe në një njoftim për shtyp që shpërndau në orët e vona të së martës ministria e jashtme Holandeze. Aty thuhet se në lidhje me kriteret që i janë vënë: “Hollanda e mirepret punen e madhe dhe hapat e ndermarra ne vitin e fundit. Hollanda mendon se me shume pune duhet bere ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizua”.
Deklarata e Ministrisë së jashme holandeze
Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave te pranimit me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Ne daten 15 Tetor, Keshilli i Ministrave do te diskutoje ne Luksemburg ne lidhje me zgjerimin dhe do te vendose ne menyre unánime.
– Vendet kandidate duhet te permbushin kushtet strikte perpara se te bejne nje hap tjeter ne procesin e integrimit.
– Hollanda ndjek ne menyre kritike progresin ne te dyja vendet dhe eshte e mendimit se Keshilli duhet te vleresoje secilin vend sipas meritave te veta.
– Ne Qershor 2018, Keshilli parashtroi nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Maqedonia e Veriut perpara hapjes se negociatave. Progresi i bere eshte inkurajues. Gjithashtu marreveshja e Prespes eshte nje shembull per rajonin. Vazhdimesia e rasteve te ndermara nga Prokuroria Speciale eshte siguruar me dorezimin tek Prokurori i Pergjithshem. Nje hap i rendesishem qe ende duhet te ndermerret eshte miratimi i ligjit qe garanton prokurorine e pavarur ne rastet e ardhshme te korrupsionit ne nivelet e larta.
– Keshilli ka parashtruar nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Shqiperia perpara hapjes se negociatave. Hollanda e mirepret punen e madhe dhe hapat e ndermarra ne vitin e fundit. Hollanda mendon se me shume pune duhet bere ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar./lapsi