E shtunë, 27 Korrik, 2024

REKTORI BEXHETI PËR KDP: UEJL ME RRITJE PREJ 24 PËR QIND TË STUDENTËVE

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) sivjet ka rritje të studentëve të pranuar për 15 përqind, ndërsa duke llogaritur edhe vitin paraprak kjo rritje arrin në 24 përqind. Këtë e thotë rektori i këtij Universiteti, Abdylmenaf Bexheti, në një intervistë ekskluzive për KDP-në. Nëse bëjmë një prerje të ditës së sotme të aplikanteve në konkursin që  vazhdon të jetë akoma i hapur edhe gjatë ditës së martë, kur edhe fillon viti akademik, ne kemi rritje në studimet deridiplomike për rreth 15 për qind të studentëve të regjistruar. Kjo rritje është në kontuinitet me vitin e kaluar, kur kishim 8 për qind më shumë studentë sesa një vit më parë. Pra, për dy vite me rradhë ne realizojmë një rritje 24 përqind dhe kjo është për t’u përshëndetur”.

Ai e sheh si domosdoshmëri lidhjen e universiteteve me tregun e punës si një praktikë që aplikohet nga universitetet më prestigjioze. Sipas tij, suksesi i një universiteti matet pikërisht me këtë dimension të punësimit të studentëve të diplomuar.

Bexheti flet edhe për gjendjen e arsimit aktualisht, por edhe për Ligjin për arsim, i cili nuk e ka në fokus studentin dhe përgjegjësitë e stafit të institucionit. Shkurtimet në arsim me ribalancin e ri i sheh si një porosi të keqe, në kohën  kur çdo investim në arsim i kthehet shoqërisë me një vlerë shumë më të madhe. Bexheti flet edhe për bashkëpunimet e UEJL-së me universitete prestigjioze në botë. Brenda gjashtë muajve nga momenti që diplomojnë 60 përqind e studenteve janë të punësuar. Këtu ka edhe të tillë që punësohen brenda viteve të studimeve. Në shkencat kompjutorike, ekonomi edhe biznes rritja është 40 përiqnd”.

Bexheti thotë se një numër i madh i studentëve të UEJL-së vazhdojnë studimet jashtë vendit, nga Skandinavia e deri në SHBA, dhe të gjitha këto vende e njohin në mënyrë automatike diplomën e UEJL-së. “Ne kemi raste konkrete që mund t’iu referohemi studentë tane janë regjistruar pa kurrfarë verifikimi dhe nostrifikimi”.

 

Intervistën e plotë (me VIDEO) mund ta lexoni (ndiqni) të mërkurën (nesër) në ora 21.00 në web-faqen e KDP.

Të fundit