Maqedonia e Veriut ndodhet mes entuziazmit dhe “ankthit” të pritjes. Drita jeshile e dhënë nga Bundestagu gjerman shton shanset për hapjen e negociatave, ndërkohë që pritet vendimi i presidentit Makron. Ambasadori Timonie në Shkup, ka folur për një “koktej” mes realitetit dhe asaj që nënkupton pranim i mire në BE.
Analizë e KDP-së
Entuziazmi që erdhi nga Bundestagu gjerman për hapjen e rrugës europiane për Maqedoninë e Veriut, tash është “normalizuar” në pritjet shqetësuese për vendimet e shteteve tjera anëtare të BE-së. Të gjitha prononcimet e këtyre ditëve shpalojnë këtë pritje, gjegjësisht një harmonizim të plotë të gatishmërisë që Këshilli Europian të vendos për hapjen e bisedimeve në pjesën e dytë të tetorit.
Franca mbetet një vend shumë i rëndësishëm dhe tashmë sytë e qytetarëve janë kthyer pikërisht nga vendimi që do të marr ky shtet. Duket se edhe nga Franca vijnë sinjale positive, por të kombinuara me një gjuhë diplomatike që nënkupton se shumë gjëra duhet të ndryshojnë në procesin e negociatave, të cilat priten të jenë të vështira dhe me shumë sfida.
Presim dritë jeshile nga presidenti Emanuel Makron, ka deklaruar ambasadori francez në Shkup, Fransoa Timonie në Manastir, në lidhje me pritet e qëndrimit të Republikës së Francës rreth caktimit të datës për fillim të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.
Vendimin e Bundestagut, ndërkohë është komentuar nga ambasadori francez në Shkup. Sipas tij, çdo shtet ka sistem të vetin për vendosje.“Çdokush me sistemin e vet. Ne e presim dritën jeshile të presidentit të Republikës. Ashtu sikur çdoherë, ne ndajmë shumë me partnerët tanë gjermanë për këtë temë. Kemi qëndrim të mirë ndaj vendit tuaj dhe ndaj të gjitha përpjekjeve se çfarë ka bërë në planin rajonal. Ne, francezët dhe gjermanët shumë mirë e dimë se duhet edhe shumë punë që reformat në letër të bëhen realitet. Do të bëjmë një koktel të mirë mes realitetit dhe asaj që nënkupton pranim të mirë. Realiteti i cili duhet të përmirësohet dhe plotësohet dhe gjithsesi ajo çfarë presim, është pranimi i mirë i shtetit nga ana jonë”, ka deklaruar Timonie.
Tani nuk ka ndonjë deklarim nga Holanda mbi epilogun e mundshëm në tetor, por duket se tashmë brenda vdeneve anëtare të BE-së ka një atmosferë positive për hapjen e negociatave me zMaqedoninë e zVeriut dhe Shqipërinë.
Paraprakisht, vendimi pro i Bundestagut gjerman dhe pritjet nga vendet tjera janë komentuar nga kryeministri Zaev. Në një reagim në rrjetin social facebook ai ka theksuar se që tani pret për vendimin final në tetor. Ndërkohë, në mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në fjalimin e tij, kryeministri Zaev ka theksuar se mbetet me bindjen se progresi thelbësor i bërë me reformat në shtëpi si dhe zgjidhja e çështjeve të hapura me fqinjët janë argumente të forta për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Maqedonia e Veriut pati sfida të rënda politike. Në dy vitet e kaluara ka bërë përparim serioz dhe ka zbatuar reforma të rëndësishme. Vlerësojmë se perspektivat e Evropës janë në zgjerimin e saj, ka shkruar Han.
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian Johanes Han ishte i pari që reagoi ndaj vendimit të Gjermanisë duke e mirëpritur atë. “Njohja e arritjeve konkrete është çelësi kryesor për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe për kredibilitetin e BE-së”.
Për opozitën në vend, vendimi ishte i drejtë. “Edhe vendimi i një dite më parë por edhe gjithçka që ka punuar deri tani VMRO-DPMNE-ja ka qenë në drejtim që Maqedonia sa më shpejt të fillojë me integrimet euro-atlantike dhe siç kemi thënë disa herë, qytetarët e Maqedonisë nuk duhet të jenë peng i sistemit kriminel të drejtuar nga Zoran Zaevi”, ka theksuar Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.
Një impuls tjetër për integrimet euro-atlentike vjen edhe nga SHBA-të, si një promotore e përhershme e profresit të vendeve të Ballkani zPerëndimor dhe anëtarësimit të plotë të tyre në NATO dhe BE. Pikërisht në këtë linjë përkrahjeje shihet edhe vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo javën e ardhshme në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Bëhet e ditur se, ai, do ta vë theksin tek angazhimi i Shteteve të Bashkuara në NATO dhe tek dëshira e Uashingtonit për zgjerimin e aleancës.
Kështu ka deklaruar për Zërin e Amerikës, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, sipas të cilit, vizita do të ishte një sinjal mbështetës për Malin e Zi si vend i ri anëtar dhe për Maqedoninë e Veriut, rruga e së cilës është hapur tashmë për anëtarësim. Ai gjithashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten shumë të përqendruara në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili është në anën strategjike i rëndësishëm për vizionin e bashkimit, lirisë dhe paqes të Evropës.
Të panjohurat e mundshme që mund të shfaqen si rezerva në prognozat për hapjen e negociatave, duket se ngadalë po ia lëshojnë vendin një atmosfere positive, një konteksti që krijonë shansin vendimtar për negociata të Maqedonisë Veriut dhe Shqipërisë. Në horizont tashmë duket një vendim pozitiv nga Këshilli Europian, por njëkohësisht edhe piketimet e dobësive të shfaqura të cilat do të duhet të korrektohen në rrugë e sipër. Nuk ka dilema që vendimi Francës mbetet vendimtar në gjithë këtë kontekst. Sinjalet janë pozitive, por edhe debati mbi sistemin e sjelljes së vendimeve mbetet i hapur.