Hapja e negociatave tashmë duket në horizont. Bundestagu gjerman jep dritën jeshile, por një sërë kushtesh i vënë institucionet e Maqedonisë së Veriut përpara një sprove të jashtëzakonshme. Procesi i negociatave nënkupton përmbushjen e “detyrave të shtëpisë” pa të cilat nuk mund të shpresohet në anëtarësim të plotë. Një rrugë e gjatë që do të kërkojë fuqizim kapacitetesh instutucionale dhe angazhime korrekte për vendosjen e standardeve, të cilat i kërkon BE.
Analizë e KDP-së
Pritjet disavjeçare për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duket se përfundimisht do të mamrin në epilog pozitiv gjatë muajit tetor. Vota pro e Bundestagut gjerman me gjasë do t’i inkurajojë edhe shtetet tjera anëtare të BE-së që t’iu japin dritë jeshile dy vendeve të Ballkanit Perëndimor për hapjen e negociatave. Duket se përfundimisht, Gjermani, si promotore proceseve integruese për vendet e rajonit tashmë po tregon një impenjim shumë më të madh dhe një vendosmëri për futur Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në procesin e pakthyeshëm të negociatave për anëtarësim ne BE.
Brenda kohës KDP ka publikuar një dokument ekskluziv të Tevelvizionit Nacional Klan-Maqedoni, të siguruar nga korrespondetja e këtij televizioni në Bruksel, që vjen si kërkesë e grupit parlamentar SDU/CSU dhe SPD, për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Tashmë bëhet e qartë që Bundestagu gjerman do t’i japë dritë jeshile negociatave me dy vendet e rajonit.
Bundestagu gjeramn ka vlerësuar progresin që ka bërë Maqedonia e Veriut që nga qershori i vitit të kaluar për implementimin e Marrëveshjes së Prespës. Gjithashtu është vlerësuar edhe përparimi në rivendosjen e pavarësisë së gjyqësorit, reformën në adminsitaratën publike, miratimin e ligjit antikorrupsion dhe angazhimet për më shumë transparencë instutucionale.
Por, sipas këtij dokumenti, votimi pro hapjes së negociatave nga ana e Bundestagut gjerman, determinohet edhe nga disa kushte të cilat mbeten thelbësore deri në anëatërsimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në BE. Janë disa fusha që pas rekomandimit për hapjen e negociatave që pritet të ndodhë më 17 dhe 18 tetor nga ana e Këshillit Europian, të cilat marrin prioritet dhe që gjatë tërë kohës do të moitorohen gjatë zbatimit.
Hapja e negociatave kushtëzohet me vazhdimin konsekuent të kursit të reformave, ndërsa hapja e kapitujve individual do të varet nga kritere të qarta, Kryesisht këto kritere do të përqednrohen në sundmin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, forcimin e institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërkohë që thelbësore do të mbetet edhe sugurimi i demokracisë funksionale, reforma në administratën publike, liria e shtypit dhe e mediave. Gjithashtu procesi i negociatave nënkupton edhe përmbushjen e kritereve politike dhe ekonomike.
Siç mund të shihet në këtë dokument, lajmi i mirë për hapjen e negociatave pasohet nga një sërë kushtesh, të cilat Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbush gjatë procesit të negociatave deri te anëtarësimi i plotë në BE. Të gjitha këto sfera të cilat përmenden në këtë dokument, realisht, me kohë janë afishuar edhe në hapësirën publike të Maqedonisë së Veriut, si defekte të cilat kërkojnë angazhim të gjithanshëm dhe serioz për t’i tejkaluar dhe për t’u futur në dimensione tjera të standardizimit institucional.
Tashmë duket qartë, se hapja e negociatave do të jetë një test i madh për institucionet, por edhe për gjithë aktorët e jetës politike dhe shoqërore. Ky dokument i grupeve më të mëdha parlamentare të Bundestagut, kahëzon gjithë procesin e negociatave që pritet të jetë me shumë sfida dhe me shumë angazhime konkrete në fushat ku brenda kohës janë shënuar zvarritje dhe anomali të theksuara.
Në këtë linjë të hapjes së negociatave ka qenë edhe prononcimi i kryeministrit Zaev, në një takim me përfaqësues të lartë të Stejt Departamentit amerikan, ndihmësin e sekretarit shtetëror Filip Riker dhe përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer, të mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 74-t të KB-së në Nju-Jork. “Maqedonia e Veriut në këtë periudhë është tërësisht e përqendruar në sigurimin e datës për fillimin e negociatave me BE-në në tetor, si dhe për përparim në ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO, dy qëllimet strategjike për shtetin për realizimin e së cilës SHBA-ja dha kontribut të madh” , ka theksuar gjatë këtij takimi, kryeministri Zoran Zaev. Në këtë takim gjithashtu është theksuar se data për fillimin e negociatave me BE-në është edhe në interest ë SHBA-së.
“Përfaqësuesit e Stejt Departamentit, ndihmësi i sekretarit shtetëror Filip Riker dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer, treguan interes edhe për ndodhitë aktuale politike në vendin tonë. Ata e theksuan mbështetjen e tyre dhe të SHBA-së, në zbatimin e reformave, veçanërisht në pjesën e shtetit juridik, sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, si çështje me rëndësi që të realizohet qëllimi i pritur – data për fillimin e negociatave me BE-në, që është në interes edhe të SHBA-së”, bëhet e ditur nga press-shërbimi qeveritar.
Tashmë duket qartë se ka një moment pozitiv për fillimin e negociatave, ndërkohë që pritet edhe vendet tjera anëtare të BE-së të shfaqin të njëjtin vullnet për një vendim pozitiv në gjysmen e dytë të tetorit nga ana e Këshllit Europian. Mbetet të theksohet që hapja e negociatave nuk duhet të perceptohet bardh e zi, për shkak se nënkupton një proces të gjatë dhe të vështirë në përmbushjen e të gjitha kushteve të cilat dalin nga dokumenti i Bundestagut gjerman, por edhe nga institucione europiane.
Edhe për Shqipërinë tashmë janë përcaktuar kushtet e domosdoshme të cilat duhet të përmbushen gjatë periudhës së negociatave. Sigurisht, të dy vendet do t’iu nënshtrohen kushteve specifike varësisht nga realitet e brendshme të tyre.