E hënë, 7 Tetor, 2024

Një PO e kushtëzuar në formë, një JO në thelb

Formulimi i vendimit të kushtëzuar të Bundestagut për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE merr formën e një PO-je si shprehje e vullnetit për të mos rrudhur shpresat e qytetarëve shqiptarë për një transformim rrënjësor politik, ekonomik dhe shoqëor të vendit. Ky transformim kalon përmes procesit të negociatave të anëtarësimit të Bashkimit Europian, që pritet të vazhdojë rreth 15 vjet. Në parim, të zgjedhurit e popullit gjerman i japin një sinjal qytetarëve shqiptarë, se standartet europiane për demokracinë, shtetin e të drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe drejtësinë sociale për tê cilat ata duan të integrohen në Bashkimin Europian nuk mund të realizohen pêrveçse përmes hapjes së negociatave. Ndaj, mbyllja e derës së BE-së për vendin nuk shërben, pasi problemet mund të zgjidhen më lehtë, kur kontrolli i Bashkimit Europian bëhet më i rreptë gjatë negociatave, sesa jashtë kësaj kornize. Së dyti, është një vendim gjeostrategjik: Nuk është në interesin e Bashkimit Europian ta lerë Ballkanin në duart e faktorëve të tjerë dhe as të tolerojë daljen jashtê kontrollit të shteteve ballkanike me tendencë autokratike, duke qenë se ato do të jenë pjesë e familjes së ardhshme europiane. Parë nga perspektiva europiane kjo përkthehet ndryshe: “Procesi i zgjerimit nuk ka vdekur”.

Po kushtet ? Një JO në thelb

Kushtet përkthejnë një Jo në thelb për vlerësimin e reformave të qeverisë shqiptare. Nuk ka hapje negociatash derisa të përmbushen disa kushte. Hapja e negociatave ndodh vetëm kur të ketë vendim unanim të të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Europian që konsiderojnë në thelb, se Shqipëria êshtë gati. Zyrtarizimi i hapjes së negociatave bëhet përmes një date për zhvillimin e konferencës së parê ndërqeveritare. Në tekstin e Bundestagut nuk ka datë. Aty thuhet se konferenca e parë ndërqeveritare mund të zhvillohet vetëm kur Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë të jenë funksionale dhe kur të aprovohet reforma zgjedhore. Këto kushte tregojnë, se deputetët gjermanë janë të vetëdijshëm që reforma e drejtêsisë, e trumbetuar si një sukses i madh, mbetet i tillë vetëm nê letër. Nga ana tjetër, ata tërheqin vëmendjen te një problem jetik i demokracisë shqiptare: zgjedhjet jashtë standarteve demokratike: A mund të hapen negociatat me një vend që nuk është një gjendje që të bëjë as zgjedhje të lira, demokratike dhe tê pakontestueshme? Eshtë e qartë, se para se të plotêsohen këto dy kushte lidhur me reformën në drejtësi dhe parimin bazë tê njê demokracie nuk do ketë çelje të negociatave. Kjo mund të marrë disa muaj. Në rastin më të mirë të mundshëm, Shqipëria mund tê pretendojë të hapë negociatat vitin e ardhshëm. Në Bruksel, në Kêshillin e ministrave, kushtëzimi i Gjermanisë për Shqipërinë, lehtëson, pasi ai eviton ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria për të cilat përgatiteshin institucionet europiane. Nga ana tjeter, ai i hap rrugën një rishikimi të qëndrimit nga ana e Francës dhe Holandës, që vazhdojnë të jenë kundër. Kjo pasi, përveçse ka kushtëzim, ky kushtëzim shkon në rritje.

Një kushtêzim në rritje

Kalimi në fazën e dytë, që shënon hapjen substanciale të negociatave është konferenca e dytë ndërqeveritare dhe hapja e kapitujve të parë të negociatave i nënshtrohen njê kushtêzimi edhe më tê madh. Praktikisht, fillimi i punës konkrete të negociatave të anëtarësimit që është hapje e kapitujve të parë, nuk mund tê ndodhë para se të plotësohen 7 kushte të tjera që janë bërë tashmë publike. Ato konfirmojnë në thelb qëndrimin e Gjermanisë, Francês dhe Holandës, se rezultatet e arritura në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformës së gjyqësorit dhe administratês publike nuk janë tê mjaftueshme, nuk janë tê prekshme dhe nuk janë bindëse. Për rikujtesë dhe kontrast: Në 2010, në Komisioni Europian vlerësonte në opinionin e tij, se Shqipëria duhet tê përmbushte 12 kushte para se të hapte negociatat e anëtarêsimit. Në 2019, shtetet anëtare të Bashkimit Europian po shkojnë drejt një vendimi me 9 kushte për Shqipërinë. Shqipëria nuk ka asnjë shans të hapë negociatat para 2020. Pran në një këndvështrim të thjeshtëzuar, ajo që Shqipëria ka bërë në një dhjetëvjeçari 2010-2020 është se ka fituar 3 kushte më pak Lind pyetja: Që nga 2014, kur Shqipëria mori statusin e kandidatit, a është progres apo regres?

Nuk përjashtohen kushte të tjera

Në Bruksel, nuk përjashtojnê që Franca mund të ketë kushte shtesë pêr Shqipërinë, duke patur parasysh shqetësimin e saj për numrin e lartë të azilkêrkuesve shqiptarë. Siç dihet, azikërkuesit shqiptarë zinin vendin e parë për kërkesat e azilit në Francë për 2017, por edhe për 2018. Nga ana tjetër, Holanda e ka shprehur zyrtarisht përmes mocionit të Parlamentit tê saj të 22 qershorit 2018 se është kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky mocion mbetet ende në fuqi dhe nuk dihet nëse do ndryshojë. Gjermania luan në këtë rast një rol determinues, që Shqipërisë mos t’i mbyllet dera, por pa bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh. Bashkimi Europian tregon, se nuk mund të tolerojë shkelje tê shtetit së të drejtës, përdhosjen e parimeve bazë tê demokracisë dhe dhunimin e tê drejtave themelore . Dhe i jep një shans klasës politike shqiptare për të zgjidhur krizën. A nuk ishte shansi që pritej nga faktori ndërkombëtar ?

Erisa Zyka korrespondente e atashuar prane Komisionit Europian në Bruksel, shkrim i shkruar për Lapsi.al

Të fundit