E premte, 26 Korrik, 2024

VIDEO/INTERVISTË, XHELAL NEZIRI: NË MAQEDONINË E VERIUT KEMI DREJTËSI SELEKTIVE, LIGJI VLEN VETËM PËR QYTETARËT E THJESHTË

Pushteti dhe opozita do të arrijnë të gjejnë “gjuhë të përbashkët” për ligjin për prokurorinë publike. Ky është konstatimi i analistit politik Xhelal Neziri në interistën javore në TVM2, sipas të cilit, sa do të vështirë që mund të duken negociatat për momentin, grupet e punës do të arrijnë të sigurojnë dy të tretat e votave në Kuvend për të kaluar ligjin në fjalë. “Drejtësia selektive nuk është drejtësi, është padrejtësi”, thotë ai.

 

Intervistoi: REXHEP QAMILI / TVM2

“Unë mendoj se do të arrihet marrëveshje për shkak se edhe  pushteti, me gjithë lëshimet dhe gabimet në hapa, është duke treguar një interes për përfshirjen e opozitës në këtë proces, por edhe opozita nëse shihet në periudhën e kaluar nuk ka qenë destruktive në kuptimin e bllokimit të proceseve që kanë të bëjnë me integrimin e vendit në BE dhe NATO duke u nisur që nga votimi I ndryshimeve kushtetuese që kishin të bëjnë me marrëveshjen e Prespës e deri tek ligjet që kërkonin 2/3 e votave e që ishin me flamurin europian”, u shpreh analisti politik Xhelal Neziri.

Për Nezirin nuk ka dyshime se faji i gjithë partive politike është që nuk u vazhdua mandati i PSP-së, pasi të gjithë ata, sipas tij, kishin frigë nga drejtësia.

Por kjo nuk do të thotë se vendi nuk ka nevojë për ligjin e ri për prokurori publike.  Neziri është i prerë. Sa më herët votohet ligji i PTHP-së aq më herët hapet rruga për të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në  BE në tetor.

“Mendoj se është e rëndësishme që ky ligj të kaloj me dy të tretat e votave pra për këtë ligj të votojë edhe opozita qoftë nëse nuk i përmbush pritjet e ekperteve ose të opinionit. Edhe nëse është ligji I keq më mire të ketë një ligj sesa mos të ketë fare. Ma mire të ketë një ligj I cili do të reflektoj një pjekuri politike duke u votuat me konsezus sesa të mos ketë ligj dhe të lihet një hapësirë që në tetor vendet skeptike të BE-së të thonë, Po edhe Maqedonia e Veriut nuk është e gatshme të fillojë negociatat për anëtarësim”, theksoi Neziri.

Neziri thotë se njëkohësisht organet e hetuesisë duhet të vazhdojnë të luftojnë krimin dhe korrupsionin e lartë, duke u dënuar të gjithë ata që kanë shkelur ligjet, ndërsa politika të ndërpresë praktikën e të fshehurit prapa drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

 

Të fundit