Në Shqipëri një tërmet i fortë goditi sot pasdite vendin pak pas orës 16.00 të pasdites. Tërmeti me epiqendër në Detin Adriatik vetëm pak kilometra nga qyteti i Durrës ishte i një magnitude 5.8 të shkallës Richter dhe intensitet prej 7.5 ballësh.
Lëkundjet u ndjenë në disa qytete të vendit, ku qytetarët kanë dalë menjëherë nga banesat në frikësuar duke qëndruar për një kohë të gjatë në rrugë. Goditja e parë e tërmetit u pasua dhe nga disa të tjera me intensitetit më të ulët.
Mbi 68 persona rezultojnë të lënduar, dhe kanë marrë ndihmën e parë në spitalin ushtarak të Tiranës. Dëme të përmasave të ndryshme janë rregjistruar në disa zona. Strukturat e emergjencave civile, policisë dhe zjarrfikëseve kanë kaluar menjeherë në gatishmëri.
Kryeministri Edi Rama I cili ndodhet në Frankfurt, në pritje për të udhëtuar drejt Nju Jorkut ku do merrte pjesë në asamblenë e Kombeve të Bashkuara, njoftoi anullimin e udhëtimit dhe kthimin në atdhe.
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar për lëkundjet e forta të tërmetit që kanë tronditur sot vendin.
Duke iu referuar Institutit të Energjisë Ujit dhe Mjedisit, Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, epiqendra ka qenë 30 km në veri të Durrësit. Në bregdet afër kepit të Rodonit. Sipas MM ky është tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit.
Bashkia e Tiranës, lidhur me këtë ka reaguar, duke bërë të ditur se forcat e emergjencës janë në gatishmëri për të ndihmuar këdo që ka nevojë. Ajo u bën thirrje qytetarëve që të kontaktojnë pa hezitim emergjencat në numrat e mëposhtëm të telefonit.
“Para pak minutash vendi u prek nga një tërmet i fortë. Raportimet e para tregojnë për magnitudë 5.8 ballë me epiqendër në detin Adriatik. Të gjitha ekipet e Emergjencës së Bashkisë së Tiranës ndodhen në terren për të dhënë ndihmën e parë për këdo që ka nevojë. Për çdo emergjencë ju lutem njoftoni në numrat:
Policia e shtetit ☎ 129,
Policia Bashkiake ☎ 042419465,
Zjarrfikësja ☎128,
Urgjenca ☎ 127”, shkruan Bashkia e Tiranës. /KDP