E shtunë, 27 Korrik, 2024

INTERVISTË, STEVO PENDAROVSKI: ADERIMI NË NATO VARET NGA ZHVILLIMET NË SPANJË!

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski, në një intervistë për televizionin kroat HTV, ka thënë se anëatarësimi i vendit në NATO varet nga ratifikimi i protokollit në Parlamentin e Spanjës. Për shkak se në këtë vend ka mospajtime për krijimin e qeverisë së re, mund të ndodhë që aderimi të mos bëhet në samitin e radhës të Aleancës që në dhjetor do të mbahet në Londër. Në intervistë, të cilën e përcjell KDPOLITIK.COM, Presidenti ka folur edhe për rëndësinë historike të Marrëveshjes së Prespës. Fillimisht ai flet për gjasët  e anëtarësimit së shpejti në Aleancë.

“Ne na mungojnë edhe shtatë ratifikeme të protokolleve nga të gjitha vendet anëtare, mirëpo Spanja është problematike për shkak se nuk ka qeveri dhe parlamenti në këtë moment, në Spanjë nuk është I autorizuar të ratifikojë protokoll për pranimin e anëtarit të ri të aleancës së NATO-s. Nëse i mandatuari Sançez nuk ia del që gjatë dy-tri javëve të ardhshme të krijojë qeverinë, ata do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme në nëntor dhe atëherë nuk do të munden edhe teknikisht që deri më katër dhjetor të ratifikojnë këtë protokoll që domethënë se do ta lëshojmë samitin e Londrës ndonëse ne patëm dëshirë të madhe që pikërisht atje të bëhemi anëtar me të drejta të plota në NATO  për shkak se do të ishte një simbolikë  e jashtëzakonshme e dyfishtë:  70 vjet Aleanca, anëtari i 30 – Republika e Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Pendarovski.

Mendoni se Boris Johnson do të ruaje shumicën në Westminster dhe do t’ia dale të ratifikojë Marrëveshjen Tuaj?

– Nuk jam fare i siguirt se do t’ia dale ta bëj këtë, pa u përzer në punët e Brendshme të Britanisë së Madhe, mirëpo është mire që në Britani të Madhe procedura është më e ngadaltë për anëtarin e ri të NATO-s. Atje bëhet vetëm notifikimi, vetëm njoftimi – nga Ministria e tyre e Jashtme i Parlamentit dhe nuk ka nevojë për vbotim të veçantë. Kjo na shpëton.

Tani kur ka mbetur vetëm një hap i vogël dhe këto janë këto ratifikimet që Maqedonia të jetë anëtare fuqiplotë e NATO-s, a u tregua I drejt vendimi për ndryshimin e emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut?

– PO! Unë mendoj se jo vetëm që po tregohet tani në kontekst të integrimit në NATO. Unë pohoj, unë isha një ndër gardianët më të fuqishëm të kësaj marrëveshjeje. Unë pohoj se edhe në kuptimin më afatgjatë, në kuptimin strategjik, edhe pas 30 ose 50 vjetësh, ne nuk kemi çfarë të humbasim nga Marrëveshja e Prespës. Dhe, kuptohe, kërkuam edhe një tip garance edhe nga faktiori ndërkombëtar. Ato garanci I kemi në Marrëveshjen e Prespës. Domethënë: Kemi gjuhën maqedonase, pa diskutim, dhe e kemi togfjalëshin ‘maqedonas’ si shtesë. Për shembull, ne mund të themi literature maqedonase, hajvari maqedonas, e kështu me radhë, e kështu me radhë…

Edhe popull maqedonas?

– Edhe popull maqedonas, po! Edhe maqedonas, domethënë, për shembull, në pjesën e shtetësisë, ne mund të themi shtetësi maqedonase, kjo shtetasa maqedonas ose maqedonase është firmosur edhe nga ana e Greqisë dhe është ratifikuar në Parlamentin e Athinës dhe është deponuar në Kombet e Bashkuara, për shkak se bashkëgarant i Marrëveshjes së Prespës është Mathew Nimetz si si dërguar i posaçëm iSekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Pra kjo është një marrëveshje ndërkombëtare me garanci ndërkombëtare dhe, këtu ka edhe një shtesë e cila për ne është shumë domethënëse: kodi ndërkombëtar i vendit tim –  mbetet  MKD dhe MK, që është shumë e rëndësishme. Nuk ka në botë ndonjë vend tjetër me këto shenja identitare.

Gjuha edhe më tej quhet maqedonase, populli edhe më tej quhet maqedonas!

– Po, po! Ne kemi të drejtën, kuptohet të quhemi çfarë jemi  dhe kjo është një punë që para dy vjetësh as që mund të imagjinohej se do të mund të ndodhte, jo në rrafsh ndërkombëtar, por në parlamentin grek të keni ratifikimin e marrëveshjes me këso përmbajtjeje, kjo ishte e paimagjinueshme.

Të fundit