E premte, 4 Tetor, 2024

VIDEO / KUR LIGJET VLEJNË VETËM PËR QYTETARËT: A PO AMNISTOHEN POLITIKANËT E DYSHUAR PËR KORRUPSION NGA PROKURORIA SPECIALE?

LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja vazhdojnë të shkëmbejnë projektligje të papranueshme për njëra-tjetrën lidhur me Ligjin e ri për Prokurorinë Publike. Pala e tretë- ajo shqiptare këmbëngul shtet të së drejtës. Si kanë për të përfunduar këto përplasje më të reja? Për këtë, në klan debatin e parë të këtij stinori debatuan profesorët universitarë: Afet Mamuti e Milaim Fetai dhe analistët politik  Xhelal Neziri e Sefer Tahirin.

PSP-ja si institucion nuk është se nuk ka dhënë dhe prodhuar efekte në aspektin e rikthimit të besimit të qytetarëve te institucionet e drejtësisë, thonë analistët, por ajo që dëshmohet, sic shprehen, është se Maqedonia e Veriut ka ardhur në stadin e ballafaqimit të drejtëpërdrejtë me problemin real të saj, funksionimi i shtetit të së drejtës.

Paraqitja e PSP-së nga të gjithë u pa si shpëtim, si dritë në fund të tunelit, ne rrethanat që gjindej vendi vite me radhë, thotë profesori universitar Milaim Fetai, duke shtuar se nuk e ka prit këtë situatë që ndodhi me këtë prokurori dhe se nuk sheh një zgjidhje të shpejtë.

Sa më të mëdha të jenë pritjet, aq më të mëdha janë zhgënjimet, thotë analisti Xhelal Neziri. Ai shton se opinion te jetë pozitiv se dicka e mirë do të ndodh.

 Ajo që paraqet problem, siç thotë profesori Afet Mamuti është fati i lëndëve aktuale, procedimi i tyre dhe bartja e tyre në prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion.

Këshilli i Prokurorëve Publik ka konstatuar ndërprerjen e mandatit  të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme Publike. Kreu I këtij institucioni Aco Kolevski ka bërë të ditur se prokurorët e shkarkuar do të kthehen nëpër prokuroritë ku kishin punuar para se të kalonin në skuadrën e Katica Janevës. Kësaj të fundit edhe zyrtarisht i ka pushuar mandati, por është shkarkuar edhe si prokurore e Prokurosisë Themelore Publike në Gjevgjeli  – me motivacion -është e implikuar në rastin ‘Zhvatja’.

https://www.facebook.com/KlanMacedonia/videos/666955417146793/

 

Të fundit