E hënë, 11 Nëntor, 2024

MAGJIA E PUTHJES – JA ÇFARË SHKAKTON NË TRUPIN E NJERIUT

Ky është imazhi i parë i rezonancës magnetike në botë që tregon lidhjen e një nëne dhe fëmije.
Imazhi është i neuroshkencëtares Rebecca Saxe duke puthur djalin e saj dy muajsh, njofton kdpolitik.com.

Truri i fëmijës duket se është më i butë dhe më i errët. Kjo për shkak se ka dukshëm më pak materie të bardhë. Lënda e bardhë përbëhet nga myelina, e cila është indi yndyror që vepron si izolim për telat që komunikojnë mesazhe brenda trurit tuaj.

Puthja shkakton një reaksion kimik në trurin tuaj, duke përfshirë një shpërthim të oksitocinës. Oksitocina është përmendur shpesh si “hormoni i dashurisë” sepse ngjall ndjenjën e afeksionit dhe lidhjes.

Puthja aktivizon sistemin e shpërblimit të trurit; lëshimi i dopaminës gjë që na bën të ndihemi mirë. Ai gjithashtu lëshon vazopressin i cili lidh nënat me bebe dhe partnerë romantikë me njëri-tjetrin. Gjithashtu lëshon serotoninën e cila ndihmon për të rregulluar gjendjen shpirtërore.

Të fundit