E shtunë, 27 Korrik, 2024

RIBALANCI I BUXHETIT, A PO KALOHET NË MASA POPULISTE?

Nga opozita dhe ekspertët e ekonomisë veçohen dy momente të ribalancit të buxhetit. Opozita akuzon se Zaev me këtë ribalancë të buxhetit po kalohet në masa populiste, ndërsa ekspertët vënë theksin te dështimi i ministrave. Ky ribalancë buxheti vlerësohet se i shkurton në masë të madhe investimet kapitale. Partia në pushtet thotë se do të ketë më shumë para për qytetarët.

Autore: Xhumadije Ibrahimi

Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Zaev duket se po kalon në masa populiste. Një akuzë e këtillë ka ardhur nga partia opozitare VMRO-DPMNE, sipas së cilës me ribalancin e buxhetit drastikisht shkurtohen projektet kapitale. Edhe ekspertët e ekonomisë shohin një dështim të investimeve kapitale dhe shkurtime buxheti për projektet që janë në faze realizimi dhe që prekin interesin e qytetarëve shqiptar.

Ribalancet e buxhetit zakonisht strkturojnë dhe kahëzojnë politikat qeveritare, të cilat në moment të caktuara mund të marrin një pike kthese. Ribalanci i buxhetit sipas ekspertëve flet edhe për një fakt tjetër, atë të dështimit të ministrave, të cilët nuk kanë arritur të projketojnë dhe të realizojnë investime kapitale.

Ribalanci i buxhetit për vitin 2019 që u prezantua gjatë ditës së djeshme nga ana e kryeministrit Zoran Zaev dhe ministres së financave Nina Angelovska ka ngjallur reagime të shumta në opinion. Ekspertet e ekonomisë vlersojnë se me shkurtimet në investimet kapitale kanë dështuar ministrat. Njëkohësisht edhe nga partia opozitare VMRO-DPMNE kanë kritikuar politikat e qeverisë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar edhe ish deputeti dhe profesori universitar Izet Zerqiri, i cili duke komentuar rebalancin e buxhetit për vitin 2019, vlerson se kanë dështuar ministrat në investimet kapitale për shtatë muaj. Sipas tij si rezultat i dështimit në realizimin e investimeve kapitale qeveria zvogëlon për 50 milion euro investimet kapitale me rebalancin e buxhetin nga 442 milion euro në 392 milion euro investime kapitale.

“Nëse do të vazhdon me këtë dinamikë ajo do të realizojë investimet kapitale sa vitin e kaluar 31përqind që do të jetë një dështim i ekipit ekonomik të qeverisë aktuale. Zvogëlohen paratë për shumë projekte kapitale, ndër to është indikative edhe zvogëlimi i parave për investimet kapitale për shumë projekte me interes për shqiptarët. Ndër projektet e shkurtuara me 157 milion denarë ose 2.55 milion euro është edhe ndërtimi i objektit të Universitetit “Nëna Terezë” që disa vite radhazi është në buxhet, por me rebalanc i shkurtohen paratë”, shkruan Zeqiri.

Partia opozitare VMRO-DMPNE ka reaguar pas konferencës së kryeministrit Zoran Zaev dhe ministres së financave, Nina Angleova, për miratimin e ribalancit të Buxhetit. “Zhvillim të ekonomisë dhe të shtetit, nuk ka dhe nuk mund të ketë me këtë qeveri të paaftë”, kanë deklaruar nga VMRO-DMPNE.

Nga kjo parti kanë theksuar se ky është një buxhet populist që shkurton investimet kapitale.

“Zoran Zaev dhe Nina Angellovska me ribalansin propozojnë një buxhet populist, i cili shkurton projektet zhvillimore, si investimet kapitale për të pasur para për masa populiste, që kanë efekt afatshkurtër. Në realitet kemi 2.5 përqind më pak të punësuar në industri në korrik të këtij viti, në krahasim me korrikun e vitit të kaluar. Rreth 70 milion euro të subvencione nga vitet e fundit akoma nuk janë paguar”, kanë theksuar nga partia opozitare.

Nga partia në pushtet LSDM, thonë se rebalanci i buxhetit që u miratua nga qeveria, siguron më shumë para për qytetarët. “Janë siguruar 400 milion denarë për të subvencionuar kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për kompanitë që do të rrisin pagat e punonjësve të tyre deri 100 euro. Kjo masë ul ekonominë gri dhe pagat e parave të gatshme, por gjithashtu do të rrisë hyrjen e fondeve në fondin e pensioneve”, kanë theksuar nga kjo parti. Me ribalancin e buxhetit janë planifikuar 210.5 miliardë denarë të ardhurat totale, derisa shpenzimet e planifikuara kapin vlerën prej 228.3 miliardë denarë. Pra, sipas planifikimit deficiti do të jetë 17,7 miliradë denarë, gjegjësisht 2,5 për qind të BPV-së.

Të fundit