E enjte, 16 Maj, 2024

MAQEDONASJA E ISIS-it NGA STRUMICA MBETET E NGUJUAR NË KAMPIN E SIRISË, KËRKON NDIHMË NGA SHTETI TA KTHEJË NË ATDHE

Në Siri shkon në vitin 2015, përmes Greqisë. Në vitin 2017 bashkëshorti i saj vdes duke luftuar në anën e ISIS-it, me çka Ema fillon të kontaktojë me familjen që t’i ndihmojnë të kthehet në shtëpi.

 

Situata këtu është e padurueshme dhe pas 1 vjet e 8 muaj pasiguri, si do të ishte”. Kjo është përgjigja e shkurtër e 33-vjeçares Ema nga Strumica, e ngujuar në Siri nga viti 2015, me vajzën dhe djalin e saj minoren.

Me të po përpiqemi të lidhim kontakt që para një viti, por më herët nuk u është përgjigjur mesazheve të Inboks7. Tani thotë se shteti duhet të gjejë mënyrë që ta kthejë në shtëpi së bashku me fëmijët, ku i pret familja.

 

KUSH ËSHTË EMA?

Ema lindi në vitin 1985. Pasi kishte përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë, ishte martuar në rajonin e Kumanovës. Nga kjo martesë e ka edhe vajzën, e cila tani është 12 vjeçe.

Pas një kohë shkurorëzohet nga bashkëshorti dhe së bashku me vajzën e saj zhvendoset në Shkup. Një kohë të caktuar kishte jetuar me qira në një banesë përballë Kishës katolike. Në këtë periudhë të vështirë të jetës ajo e kishte mbështetjen e familjes dhe miqve. Deri në vitin 2013 kur fillon lidhja e saj me Ardian Hisenin nga Kosova i cili më vonë iu bashkohet strukturave të ISIS-it (Shtetit Islamik) në Siri.

Pas marrëveshjes për të jetuar së bashku, Emilia në vitin 2014 shkon në një xhami në Çair, prej ku transferohet në Kosovë për të jetuar me bashkëshortin e saj të ardhshëm.

Në Siri shkon në vitin 2015, përmes Greqisë. Në vitin 2017 bashkëshorti i saj vdes duke luftuar në anën e ISIS-it, me çka Ema fillon të kontaktojë me familjen që t’i ndihmojnë të kthehet në shtëpi.

 

GJITHSEJ 37 QYTETARË PRESIN TË KTHEHEN NË MAQEDONINË E VERIUT

Krahas tyre, edhe 37 të tjerë, qytetarë të Maqedonisë së Veriut ndodhen në territorin e Sirisë, duke e pritur ta dëshmojnë shtetësinë e tyre që të fitojnë mundësinë të kthehen në vend.

Pas bisedës me Zllatko Apostollski, zëvendës i koordinatorit kombëtar për luftë kundër terrorizmit, mësuam se momentalisht, këta njerëz ndodhen në kampe përqendrimi në Siri dhe kthimi i tyre është kushtëzuar me procedurë të caktuar.

“Kanë shkuar 156. Prej këtij numri, 37 kanë ndërruar jetë në Siri. Për momentin, përafërsisht në Siri janë 13 burra me shtetësi të Maqedonisë, 4 janë gra dhe supozohet se janë rreth 23 fëmijë. Ata, në deklaratat e tyre thonë se janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, megjithatë kjo duhet verifikuar”, thotë Apostollski.

Nga numri i përgjithshën, deri më tani, në shtetin tonë janë kthyer 76 persona prej të cilëve 73 bura, një grua dhe dy fëmijë. Për momentin, dënimin me burg e vuajnë 23. Dymbëdhjetë janë liruar pasi e kanë vuajtur dënimin me burg dhe për momentin janë në rajonin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se rrugët drejt Sirisë dhe Irakut kryesisht kanë kaluar përmes Turqisë, nëpër rrugë tokësore ose ajrore.

“Para se të largohen, personat kanë vizituar ligjërata fetare prej imamëve radikalë, disa janë radikalizuar përmes internetit (rrjeteve sociale), ndërsa disa përmes kontakteve personale, prej të cilëve kanë marrë edhe mbështetje logjistike për largimin e tyre dhe bashkimin në formacionet paramilitare të atjeshme”, deklarojnë nga MPB.

Afrodita Musliu, kryetare e organizatës joqeveritare Neksus, e cila ka për qëllim t’u ndihmojë njerëzve të kthyer nga Siria, konfirmon se në burgjet në Irak ka gra dhe fëmijë megjithatë nuk ka numër konkret:
Siç e dini të gjithë edhe në media pati informacione se dy-tre gra me fëmijë ndodhen në kampet Al-Holl dhe të njëjtat me siguri ndodhen akoma atje”, sqaroi Musliu.

 

SHBA-ja dhe BE-ja KËRKOJNË VENDET EVROPIANE TË BALLAFAQOHEN ME PROBLEMIN

Pas publikimit në Tuiter, të presidentit amerikan Donald Tramp, i cili theksoi se Evropa duhet t’i kthejë dhe t’i gjykojë mbi 800 luftëtarë të Shtetit Islamik nga Kontinenti i Vjetër të cilët janë të robëruar, shtetet evropian e kuptuan se është koha për t’u ballafaquar me luftëtarët e Shtetit Islamik të cilët janë robër ndërsa që vijnë prej shteteve të tyre. Kështu sipas mediave gjermane, Gjermania e ka ndërmend t’ua marrë nënshtetësinë luftëtarëve të Shtetit Islamik.

Komisarja e KB-së për të drejta të njeriut, Mishel Bashele, para ca kohësh e porositi Këshillin e KB-së për të drejta të njeriut se shtetet duhet të ndërmarrin përgjegjësi për qytetarët e tyre dhe nuk duhet fëmijët e luftëtarëve të cilët kanë pësuar shumë, t’i lënë pa ndihmën e shtetit të tyre. / Inbox7

Të fundit