E mërkurë, 9 Korrik, 2025

REAGIMI I STARMER NDAJ SULMEVE – AS MBËSHTETJE E PLOTË, AS KRITIKË

Shkruan: Joe Inwood

BBC

Reagimi i kryeministrit britanik ndaj sulmeve të natës nuk ishte as mbështetje e fortë – por as ndonjë formë kritike.

Keir Starmer ka bërë thirrje për de-përshkallëzim dhe negociata; nata e kaluar nuk solli asnjërën prej tyre.

Ajo që mund të thuhet është se në qeverinë britanike u ndie një lehtësim i heshtur që u shmang një vendim potencialisht i vështirë.

Baza më e dukshme nga e cila mund të nisej sulmi ishte Diego Garcia – një bazë britanike në Oqeanin Indian. Ajo ndodhet në gjysmë të distancës nga objektivat në Iran krahasuar me bazën amerikane në Guam.

Po të kishin kërkuar SHBA përdorimin e kësaj baze – dhe qeveria të kishte rënë dakord – kjo me siguri do të interpretohej nga Irani si përfshirje e Mbretërisë së Bashkuar në luftë.

Fakti që sulmi i mbrëmshëm ndodhi pa përfshirjen e Diego Garcia përbën një lehtësim për vendimmarrësit britanikë, edhe pse mbeten të shqetësuar për pasojat më të gjera.

 

Të fundit