E diel, 18 Maj, 2025

ËSHTË KOHA PËR NJË KLASË TË RE POLITIKE

Shkruan: Numan Sallai

Korrupsioni dhe krimi nuk mund të zgjidhen!

Përfaqësuesit e popullit nuk zgjidhen nga qytetarët, por caktohen nga grupet udhëheqëse kriminale brenda partive politike. Si pasojë, politikanët e kriminalizuar kanë ndërtuar një sistem po ashtu të kriminalizuar, i cili u shërben interesave të vetë këtij rrethi të mbyllur dhe jo vullnetit të popullit. Ky sistem mafioz, që funksionon prej më shumë se 35 vitesh, nuk mund ta luftojë kurrë me ndershmëri korrupsionin dhe krimin, sepse do të duhej të vepronte kundër vetvetes.

Mafien kriminale shtetërore mund ta përmbysë vetëm një revolucion i madh popullor. Por një gjë e tillë, në kushtet tona, duket thuajse e pamundur, pasi politika kriminale i ka shndërruar qytetarët në një masë amorfe, e paaftë të bashkohet dhe të nisë një proces të mirëfilltë ndryshimi shoqëror.

Megjithatë, përkundër këtij defetizmi shoqëror, zgjidhja duhet të vijë…

Mbase jemi afër krijimit të një klase të re politike.

 

Të fundit