Analisti politik dhe ish- diplomat, Arsim Zekolli, në një intervistë për portalin e pavarur „Slobodna Bosna“, me bazë në Sarajevë, ka komentuar zgjedhjet parlamentare në Kosovë, zhvillimet e tjera në rajonin e Ballkanit perëndimor dhe ndikimin amerikan. Kdp.mk ua sjell të plotë intervistën.
Intervistoi: Tamara Nikçeviq*
Ambasadori Richard Grenell mori pjesë praktikisht në zgjedhjet e Kosovës?
Rëndësia që rajoni i dha Grenellit është rezultat i mungesës së „të rëndëve“ të Uashingtonit dhe politikës së pakuptueshme, kaotike dhe kontradiktore të Departamentit të Shtetit që nga koha e Barak Obamës. Ky vakum u plotësua nga njerëz si Grenelli, por edhe Aleksander Soros, të cilët e shohin rajonin përmes prizmit të thjeshtuar bardh e zi të përvojave amerikane dhe modeleve të zgjidhjes së kontesteve. Si Grenell ashtu edhe Soros ndajnë një shtrat me Vuçiqin dhe Edi Ramën, përfituesit më të mëdhenj të granteve të USAID-it dikur, ndërsa sot interesat e biznesit të familjes Trump. Kështuqë, nga njëra anë, kishim autizmin elitist të korporatës Soros, bazuar në bashkëpunimin me avangardat e salloneve që nga koha e shoqërimit të Sorosit të vjetër me Budimir Lonçarin; nga ana tjetër, interesat e Grenellit të orientuara drejt biznesit, i cili, paradoksalisht, vazhdon politikën e Angela Merkelit: mbështetet te „djemtë e ashpër“ nga Ballkani,dhe këtë në emër të dofarë „investimeve që do të sjellë paqe dhe bashkëpunim“ midis popujve. Këto dy ekstreme kanë një pikë konvergjence, që është rezistenca e ashpër dhe qëndrimi armiqësor ndaj faktorëve vendorë që refuzojnë modelet e tilla të simplifikuara dhe të dëshmuara si destruktive.
Me cilin “djall” ka bërë marrëveshje opozita kosovare?
Varet se për cilën pjesë të opozitës po flasim. Baudelaire ka folur për „shejtanin që bëri mashtrimin më të madh – se shejtani nuk ekziston“. Këto parti sunduan përmes korrupsionit, nepotizmit dhe persekutimit të të rinjve dhe rebelëve. Një pjesë e opozitës përdori paratë e “shejtanit” për të reklamuar veten, duke shpenzuar shuma shumëfish më të mëdha se ato të partisë në pushtet. Pjesa tjetër e opozitës e kompensoi mungesën e reformës së brendshme duke zgjedhur një figurë jopartiake si urë pontone për një përdorim ndaj pushtetit.
Opozita nuk arriti të gjente një personalitet që me dije dhe imazh do t’i kundërvehej Kurtit, prandaj e demonizuan Kurtin në mënyrë kaq të paskrupullt dhe histerike. E pra, kryetari i PDK-së opozitare Memli Krasniqi nominoi Bedri Hamzën për kryeministër, i cili humbi edhe në komunën e tij, në Mitrovicë. Ngjashëm kaloi edhe Lumir Abdixhiku. Në fund, edhe PDK-ja edhe LDK-ja e kuptuan se aura e Kurtit ishte e paarritshme dhe se Vetëvendosja e Kurtit sot është më popullore se dikur UÇK-ja. Paradoksalisht, mendoj se është pikërisht fushata e opozitareve LDK, PDK, AAK dhe mediave të tyre është shumë meritore për fitoren e Vetëvendosjes dhe të Albin Kurtit.
Si kjo?
Ashtuqë u provua teza se “nuk ka reklamë të keqe”. Intensiteti dhe brutaliteti i sulmeve ndaj Kurtit u kthye në martirizimin e tij, por edhe në rezistencën e qytetarëve ndaj retorikës sadiste të opozitës.
Para se të hynte në parlament, Kurti ishte një njeri urban, me një imazh intelektual avangard; roker dhe majtist. Pas hyrjes në parlament, ai e kuptoi se një imazh i tillë ishte atraktiv për rininë urbane, për vëzhguesit e huaj, por, për të fituar, duhej “të zbriste në popull”. Kjo është arsyeja pse ai ka qenë shumë më aktiv dhe më i pranishëm në fshatra dhe rrethina këto pesë-gjashtë vitet e fundit; Fjalori i tij është më i thjeshtë, edhe marketingu i tij po ashtu. Ky aspekt, së bashku me refuzimin e polemikës me opozitën, është një recetë e provuar me të cilën dikur Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani siguronin të thuash mbështetjen absolute të shqiptarëve, të cilën Kurti tani e kapërceu me fitoren e tij deri tani më bindëse elektorale. Megjithatë, kjo është dytësore. Ngjashmëria më e madhe mes Rugovës dhe Kurtit nuk është në popullaritetin e tyre elektoral, por në ambicien e tyre.
Çfarë do të thotë kjo?
Rugova dhe Kurti janë liderë që nuk e duan pushtetin për hir të pushtetit; duan të ndryshojnë kursin e historisë, të trasojnë marrëdhënie në përputhje me kohën; të inkurajojnë ndjekësit të kërkojnë dhe të ofrojnë më shumë se zakonisht. Është absurde, por ndërsa SHBA-ja dhe BE-ja lavdëronin ditë e natë “reformatorët” si Rama, Vuçiqi apo Gruevski, në mënyrë që vetëm një dekadë pas të sundimit të tyre, paten po të njëjtën gjendje në mos edhe më të keqe se ç’ishte, Kurti, përkundër fushatave, sabotimeve dhe kurdisjeve nga rivalët vendas, armiqëve rajonal dhe hipokritëve perëndimorë, arriti suksese shumë më të mëdha dhe më të efektshme reformatore. Politika e përkrahjes së Vuçiqit dhe Ramës nga Merkeli, Macroni dhe Bideni në fund dëmtoi thellë Serbinë dhe Shqipërinë, kurse qëndrimi cinik ndaj Kurtit në fund doli të ishte fitimprurës për reforma të vërteta, reale, pavarësisht sanksioneve dhe izolimit.
Kryeministri Kurti flet për Qeverinë 3. Sa është reale kjo?
Nuk është reale, por është realiste. Fitorja faktike e Vetëvendosjes i jep Kurtit epërsinë në formimin e kabinetit të ri, me ndihmën e LDK-së dhe partive të minoriteteve. Në këtë koalicion kingmaker është Lumir Abdixhikiu, i cili mund të përdorë strategjinë e Albin Kurtit: të shfrytëzojë koalicionin për t’u forcuar politikisht. Në të njëjtën kohë, problemi më i madh i Abdixhikut nuk do të ishte Kurti, por mbetjet e mastodonëve të vjetër partiakë, të cilët do të donin pushtet dhe autoritet menjëherë dhe pa aspirata për të sakrifikuar pak sot në mënyrë që nesër të marrin gjithçka.
Kurti është i vetëdijshëm se një qeveri e partive opozitare do të ishte një fole grerëzash, pa një lider të qëndrueshëm; kaos i krerëve të klanorë, që nuk e durojnë njëri-tjetrin, madje edhe më shumë se Kurtin. Sepse, çfarëdo që të thotë për qeverisjen e Kurtit, opozita është e vetëdijshme se marrja eventuale e pushtetit do të përcaktohej nga qëndrimi i tyre ndaj të arriturave të qeverisjes së Kurtit në raport me Mitrovicën, sovranitetin në gjithë territorin e Kosovës dhe sukseset në aspektin e sundimit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe krimit. E, në lidhje me këto çështje, PDK-ja dhe AAK-ja janë të ngarkuar paraprakisht nga e kaluara e tyre e palavdishme.
Sa do të ishte e qëndrueshme një qeveri e tillë? Së fundi, a është Perëndimi i fare interesuar për qeveri të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor?
Së pari, një fije e hollë lidh disa momente dramatike në hapësirën post-jugosllave nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në ditët e sotme: që nga koha kur çetnikët/ustashët/kolaboracionistët u bënë, për disa orë, partizanë dhe komunistë, përmes vitit 1968, Mas-pokut në Kroaci dhe Liberalëve në Serbi, deri te vrasja e Zoran Gjingjiqit, kjo fije përcakton dallimin mes Qeverisë dhe pushtetit; mes administratës dhe praktikës “e njoh njeriun”. Gjingjiq mori atë që donte – Qeverinë, por nuk e gënjeu veten se kishte pushtet. Nga ana tjetër, Vuçiqit nuk i intereson qeveria apo ndonjë Vuçeviq; ai e di që ai është pushtet. Problemi është se pushteti dhe fuqia e vërtetë kurrë nuk kanë pasur ambicie të jenë “koka apo muskuli” i vendit, shtetit dhe popullit; qëllimi është statusi i pikës nevralgjike që kontrollon edhe organizmin e brendshëm, edhe rrjedhën e informacioneve përmes „sistemit nervor“ ose rrjedhjen e gjakut përmes sistemit të aortës dhe venave. Dhe, kur është e nevojshme, të shkaktojë atak në zemër ose trombozë.
Për shkak të interesave dhe imazhi të vet Perëndimi dëshiron qeveri të qëndrueshme, por investon shumë më tepër në pushtet stabël si një konstantë që siguron pacifikimin e popujve dhe rajoneve. Ky nuk është kurrfarë „shteti i thellë“, të cilin e kuptojmë në mënyrë populiste si një grup njerëzish misterioz në rroba të errëta, por si një rrjet njerëzish në pika nevralgjike.
Cilën?
Financat, siguria, ushtria, media… Ndryshe nga politikanët, ata mund t’i mbijetojnë lehtësisht ndryshimeve në krye të qeverisë, madje pa rrezikuar fuqinë e pushtetit. Prandaj, rajoni po u gjason gjithnjë e më shumë vendeve të Lindjes së Mesme ose Amerikës së Jugut, të cilat Perëndimi i sundoi më pak përmes shtetarëve dhe shumë më tepër përmes ndikimit mbi klanet, kishat, burokratët gri, gjeneralët në pension dhe oligarkët. Ashtu si fati i Edi Ramës, më herët Gruevski, edhe fati i Vuçiqit varet më shumë nga bartësit joformalë të pushtetit në shërbim të qeverive të huaja ,sesa nga institucionet e tij të kalbura të Serbisë së Potemkinit.
Në BeH dhe në Mal të Zi, dy partitë më të forta janë jashtë pushtetit, që nuk do të hyjnë në çfarëdo aleance me to; të dyja janë properëndimore, por kanë kundër Brukselin, Uashingtonin, Moskën dhe Beogradin. A nuk duket si si i njëjti model, e njëjta matricë?
Kjo pak demokraci në Ballkan ka mbijetuar në dhjetë vitet e fundit pavarësisht, jo për shkak të BE-së. Kosova është dëshmi e këtij realiteti: Reformat kundër korrupsionit po japin efekt jo për shkak të BE-së, por për shkak të mospranimit të Qeverisë Kurti për të bërë kompromis me korruptokratët e mbështjellë me flamuj të BE-së dhe SHBA-së. Rrugica gjithnjë e më e ngushtë e Malit të Zi drejt BE-së mbijeton sot vetëm për shkak të partisë së Milo Gjukanoviqit, të rrëzuar në emër të „sundimit të së drejtës dhe integrimit evropian“. Aspiratat e BeH-së për anëtarësimin në NATO ishin dhe mbeten themeli i SDA-së, të shembura për shkak të hapjes rrugë atyre të cilët përmbushin dëshirat e Milorad Dodikut që kjo të mos ndodhte kurrë. Në Maqedoni, partia BDI, e cila me marrëveshjen me Greqinë e bëri vendin anëtar të NATO-s, është stigmatizuar nga SHBA-të dhe ata që ishin dhe mbetën në pozita antiperëndimore.
Emërtuesi i përbashkët i të gjitha këtyre paradokseve është se Uashingtoni, Brukseli, Berlini dhe Parisi, ashtu si Moska, Ankaraja dhe Beogradi, i trajtojnë identitetet kombëtare të kosovarëve, malazezëve, boshnjakëve, madje edhe të maqedonasve si „nacionalizëm retrograd“, ndërsa histerinë nacional-shoviniste të Beogradit e cilësojnë si „vetëdije kombëtare që doemos do kuptuar dhe respektuar“. Kjo tezë e çmendur bazohet qysh në traktatin ende relevant të Robert Cooper-it për “imperializmin liberal”, sipas të cilit bashkëpunimi në Ballkan duhet të bëhet sipas parimit “në xhungël vlejnë rregullat e xhunglës”. Ky parim filloi të zbatohej në vetë “Evropën e qytetëruar”.
Ku?
Për këtë ende nuk është e sjellshme të flitet. Të paktën jo publikisht. Derisa AfD dhe Le Pen nuk provojnë atë që e dimë prej kohësh: se Evropa është thjesht një Ballkan pak më i madh dhe më i parfumuar.
Para disa muajsh,nëpër rajon nisi të përhapet fjala për rrezikun nga „radikalizmi islamik“. Sidomos në BeH, edhe kjo pas deklaratës së Ivica Daçiqit për “islamistin alkoolik” që vrau në Mal të Zi. Edhe Dushan Janjiq vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen për dofarë „grupesh të xhihadit islamik” në Deçan, Mitrovicë, Sanxhak. Në Maqedoni, policia arrestoi pjesëtarë të ISIS-it pa përmendur madje as emrat e tyre. Ky “spontanitet” i çuditshëm është i rëndësishëm, sepse Aleksandar Vuçiq aktualisht ndodhet pafërsisht në të njëjtën situatë si Benjamin Netanyahu para sulmit terrorist të Hamasit, më 7 tetor në Izrael.
Në ç’kuptimi?
Në sensin e nevojës për defokusim nga protestat masive kundër korrupsionit në vend, por edhe të nevojës pqë çështjet kombëtare t’i paraqes si fundamentalizëm fetar. Në Izrael, problemi i OÇP-së dhe Fatahut nacionalist u mbulua duke sforcuar fondamentalizmin shiit, Hezbollahun dhe Hamasin, ndërsa në rajon realiteti nacional-liberal i shqiptarëve, boshnjakëve dhe malazezëve po tentohet të mbulohet me fondamentalizmin islamik ose klero-fashizëm (“ustashë”). Nga ana tjetër, manifestimi publik i aleancave të Shën Savës me nacional-socializmin në Serbi, madje edhe në Maqedoninë e Veriut, u pranua në mënyrë jokritike jo vetëm nga regjimi i Vuçiqit, por edhe nga një pjesë e mirë e elitës “intelektuale” serbe; biles edhe vëzhgues europiano-perëndimorë që fundamentalizmin dhe nacionalizmin e shohin kudo dhe tek të gjithë, përveçse në Serbi.
Për të larguar vëmendjen nga rebelimi në Serbi, Beogradi mund ta zhvendosë krizën në Bosnje dhe Hercegovinë. Aq më tepër që konstanta e politikës ekspansioniste serbe është eksploatimi i fobive perëndimore për interesa të veta. Fjala është për imitimin serb të politikës ruse, që kudo në Evropë dhe Amerikë ngre alarmin për rrezikun nga “islamistët dhe fashistët”, ndërsa nga ana tjetër, në botën arabe, myslimane, Amerikën e Jugut dhe Afrikë, ndez zjarrin kundër “kolonializmit perëndimor, imperializmit të amerikanëve, europianëve, evangjelistëve”. Fuqia e Vuçiqit, si fuqia e Ramës, Hashim Thaçit apo Dodikut, nuk ka qenë dhe nuk do të përcaktohet kurrë nga popullariteti klientelist përmes korrupsionit, por nga afat-qëndrimi i mentorëve të tyre nga Perëndimi. Të gjithë e nisën rrugëtimin e tyre drejt pushtetit me darka të çuditshme, misterioze nëpër restorantet pariziane dhe luksemburgase, ahengjeve të natës me Sorosin dhe agjentët e dikurshëm të DSGE-së ose BND-së.
Po, kanë filluar, por si do të përfundojnë? A është kryengritja në Serbi fillimi i fundit të regjimit në Beograd?
Nuk mendoj se pushteti i Vuçiqit është prekur seriozisht.
Pse?
Për shkak se fjala është për një “revoltë” rreptësisht të kontrolluar të protestave studentore. Gjithçka që Serbia mund të presë nga kjo protestë është „skenari maqedonas“, në të cilin Gruevski i rënë u zëvendësua nga Zaevi, pastaj Mickoski, por me kushtin e mbijetesës dhe vazhdimit jo të „gruevizmit“ apo „cervenkovskiizmit“, jo të „vuçiqizmit“ dhe „milosheviqizmit“ si ideologji, por të formës së re degjeneruese të „rankoviqizmit“ si „shpirt i kombit dhe racionalitetit të pushtetit“. Sundimtarët bien dhe zëvendësohen, por fryma e politikës dhe mënyra e sundimit, ndryshojnë vetëm dhe ekskluzivisht përmes hapjes së tabuve kombëtare.
Çfarë është tabu kombëtare në Serbi?
Krimet e viteve 1990 në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë. Prapëseprapë, nervi kyç janë çështjet e sistemit etnik të „serbizmit“; të gjenezës etnike të serbëve në rajon, si dhe çështja e pjesëmarrjes së serbëve në sundimin e Shtetit të Pavarur të Kroacisë.
Protestat e studentëve që gjoja protestojnë për 18 të vdekurit në fatkeqësinë në Novi Sad dhe që të gëzuar marshojnë disa kilometra larg varrezës masive në Batajnicë, janë shembull i dëshirës për të ndërrimin e Qeverisë, por jo edhe të psuhtetit.
Fatkeqësisht, kjo Serbi, me apo pa protestën e studentëve, nuk e ka kapacitetin që kishin kroatët duke pranuar përgjegjësinë për Jasenovcin, madje edhe për krimet Stuhisë; as kapacitetin e boshnjakëve që, pavarësisht gjenocidit, të pranojnë se janë vrarë mizorisht edhe disa serbë të pafajshëm; as të Veton Surroit që, disa javë pas përfundimit të luftës më 1999, publikisht dënoi dhe e quajti fashizëm vrasjen e serbëve të moshuar dhe të pafuqishëm në Prizren. Fatkeqësisht, për pafuqinë dhe ngurrimin e Serbisë nuk është fajtor vetëm fenomeni i mbjellur thellë i „rankoviqizmit“ degjenerues te serbët dhe stalinizmi i rusëve, por edhe politika kalkuluese e Perëndimit.
Ky Perëndimi sot kryesisht po hesht ose, si komisionerja Marta Kos,po u përgjigjet me heshtje intelektualëve serbë.
Uashingtoni zyrtar fillim-vitin e kaluar e kuptoi pa dëshirë se strategjia Blinken-Soros pësoi debakli në rajon dhe se disa deklarata dhe veprime të diplomatëve të Departamentit të Shtetit, si O’Brian, ishin një përpjekje për të shpëtuar autoritetin e tyre dhe ikje nga përgjegjësia „nëse duhet“.
Po kjo mund të thuhet edhe për politikën e BE-së, e cila pësoi një debakël edhe më të keq gjatë diplomacisë së Josep Borrellit dhe emisarëve të tij në rajon, të cilët ishin më shumë “udhëtarë tregtarë“ sesa diplomatë dhe ndërmjetës. Përkundër të gjitha dallimeve, vitin e kaluar rajoni përjetoi një moment jo të zakonshëm të unitetit.
Në çfarë?
Në talljet dhe kritikat e hapura të publikut vendas ndaj emisarëve Von der Leyen, Borrell, Sholtz… Kujtoni Christian Schmidtin në Bosnje, letrat e opozitës në Serbi kundër McAllisterit dhe Bilcikut, zemërimin në Kosovë kundër Viola von Crammon dhe Manuel Sarazin, në Shqipëri hidhërimin me ambasadoren Yuri Kim dhe vëzhguesit evropianë. Është interesante se nga ana tjetër kemi një respekt të dukshëm për diplomatët nga Britania e Madhe.
Në talljet dhe kritikat e hapura të publikut vendas ndaj emisarëve Von der Leyen, Borrell, Sholtz… Kujtoni Christian Schmidt në Bosnje, letrat e opozitës në Serbi kundër McAllister dhe Bilcik, zemërimi në Kosovë kundër Viola von Crammon dhe Manuel Sarazin, në Shqipëri zemërimi ndaj ambasadores Yurs Kim dhe vëzhguesit evropian. Është interesante se nga ana tjetër kemi një respekt të dukshëm për diplomatët nga Britania e Madhe.
Kam frikë se Marta Kos nuk ka nxjerrë mësim nga kjo. Akoma më keq është nëse qasja e saj mbështetet në eksplatimin e “përvojës jugosllave”, e cila mund të gëlltitet në dollitë solemne dhe buzëqeshjet para kamerave, por jo edhe nga qytetarët e ngopur me fjalë të ëmbla boshe. Në këtë drejtim, ndryshe nga Kroacia, e cila si anëtare e BE-së dhe NATO-s u përpoq – jo gjithmonë me sukses – të mbante një kurs kritik ndaj autokratëve në rajon, qëndrimi i Sllovenisë ishte më shumë si përpjekje për të mikluar Serbinë në kurriz të fqinjëve të saj dhe në favor të interesave ekonomike. Dorën në zemër, Sllovenia nuk e ka Serbinë në kufi, por çmimi i qëndrimit të këtillë të Lubjanës është edhe rerervimi i vendeve të tjera të rajonit ndaj “shërbimeve të mira” të emisarëve si Marta Kos.
Ky realitet gjeopolitik është faktor në qëndrimin e së djathtës sllovene të Janez Janshës, të manifestuar në gjoja Non-Paperin, por edhe të plotësuar nga anarko-majtizmi i emisares Kos, dëshira e saj që në Serbi dhe rajon të shohë jo realitet, por atë që dëshiron, atë që beson dhe atë që asaj i pëlqen.
Çfarë sheh administrata e Presidentit Trump?
Donald Trump është para së gjithash një fenomen kulturologjik, shumë më tepër se politik dhe ekonomik. Prej shumë kohësh, me gjysmë shaka i këshilloj bashkëbiseduesit e mi se, nëse duan të kuptojnë Trumpin, duhet të shikojnë serialin Sopranos dhe Tony Sopranon si një model të patriarkut dhe menaxherit në epokën e Amerikës së korporatave. Popullariteti i këtij seriali është një prelud që shpjegon popullaritetin e Trumpi, e me këtë edhe popullaritetin e idesë së “marrëzisë politike”, që konfirmon dyshimet e publikut se sistemi nuk po funksionon. Soprano ose Trump janë kuptuar dhe pranuar si luftëtarë kundër establishmentit, jo kundër kësaj apo asaj partie. Konkretisht, suksesi i Trumpit shkatërroi algoritmet e vendosura të politikës – zgjedhjen midis Partisë Republikane apo Demokratike, konservatorizmit apo liberalizmit, nduke promovuar në të njëjtën kohë qëndrimin se është krejtësisht në rregull të jesh kështë apo si të duash, për sa kohë që je kundër establishmentit. Dhe, ky është moment i çlirimi për një numër të madh qytetarësh, të ngopur me agjenda të imponuara që ndryshojnë, por nuk sjellin ndryshim.
Në talljet dhe kritikat e hapura të publikut vendas ndaj emisarëve Von der Leyen, Borrell, Sholtz… Kujtoni Christian Schmidt në Bosnje, letrat e opozitës në Serbi kundër McAllister dhe Bilcik, zemërimi në Kosovë kundër Viola von Crammon dhe Manuel Sarazin, në Shqipëri zemërimi ndaj ambasadores Yurs Kim dhe vëzhguesit evropian. Është interesante se nga ana tjetër kemi një respekt të dukshëm për diplomatët nga Britania e Madhe.
Kam frikë se Marta Kos nuk ka nxjerrë mësim nga kjo. Akoma më keq është nëse qasja e saj bazohet në shfrytëzimin e “përvojës jugosllave”, e cila mund të kalojë me dolli ceremoniale dhe buzëqeshje para kamerave, por jo me qytetarë të ngopur me fjalë të ëmbla boshe. Në këtë drejtim, ndryshe nga Kroacia, e cila si anëtare e BE-së dhe NATO-s u përpoq – jo gjithmonë me sukses – të mbante një kurs kritik ndaj autokratëve në rajon, qëndrimi i Sllovenisë ishte më shumë si përpjekje për të qetësuar Serbinë në kurriz të fqinjëve të saj dhe në favor të interesave ekonomike. Është e vërtetë që Sllovenia nuk e ka Serbinë në kufi, por çmimi i qëndrimit të Lubjanës janë rezervat e vendeve të tjera të rajonit ndaj “zyrave të mira” të emisarëve si Marta Kos.
Në planin e politikës së jashtme, Donald Trump del me mesazhn „no more Mr Nice Guy”, për ata që për dekada e konsideronin SHBA-në një kolos çudibërës, që fal mëkatet, ndërsa qëndrimi respektit nga frika është i rezervuar për autokratët nga Rusia dhe Kina. Imazhi amerikan i “kolosit çudibërës“ ishte i rezervuar për Evropën, pjesërisht për Azinë Juglindore, por jo edhe për pjesët tjera të botës, ku SHBA luante rolin e fuqisë së fortë, pa mbajtur shumë llogari për simpatitë apo antipatitë. Dilema nëse evropianët i respektojnë vërtetë edhe SHBA-të nuk është e re, por është realitet që nga koha kur Donald Rumsfeld fliste për „Evropën e vjetër (perëndimore) dhe Evropën e re (Lindore)“. Prandaj, interesimi i SHBA-së për Evropën nuk është tërësisht në rënie, por thjesht synimi zhvendoset në bllokun lindor – nga Balltiku deri në Ballkan – me koston që t’ia kthejë shpinën Evropës Perëndimore.
Çfarë e pret rajonin?
Ballkani Perëndimor është i ekspozuar ndaj surprizave të mundshme të pakëndshme gjatë kohës së Trumpit, që është edhe pasojë e para së gjithash politikave oportuniste, nacionaliste të vendeve të BE-së, të cilat, me pretekste të ndryshme, refuzuan të pranojnë anëtarësimin e shteteve të rajonit dhe, duke përdorur lojtarë proxy – “mosnjohësit e Kosovës”, Hungarinë dhe Sllovakinë, minuan stabilitetin rajonal.
Rreziku që kërcënon Evropën dhe Ballkanin nuk është shkaktuar vetëm nga lëvizjet e mundshme të Donald Trump-it, por edhe nga debakli i politikës së tij, që mund të shkaktojnë shumë më shumë pasoja dhe shumë më të gjata sesa kjo apo ajo lëvizje afatshkurtër. Pasioni për të prishur të vjetrën dhe jofunksionalen në fillim përherë është popullor; prapëseprapë, nëse prosperiteti nuk ndodh, pasioni shuhet edhe më shpejt dhe kthehet në zemërim ndaj shkatërruesve të rendit, të cilët nuk kanë pasur plan dhe ide të qëndrueshme se si të zëvendësonin sistemin jofunksional me një zgjidhje më të mirë dhe më efikase.
Tani për tani, Trump po I mëshon dhe më tej sentimentit të zemërimit ndaj establishmentit të vjetër, por është çështje muajsh kur realiteti do të vijë të marr të veten, kurse skepticizmi do të zhvendosë pasionet dhe besimin.
*Intervista është marrë nga: slobodna-bosna.ba/ Përktheu: KDP