E martë, 25 Mars, 2025

FUSHATË HUMANITARE PËR VOGËLUSHEN ESILA: NEVOJITET NDIHMË URGJENTE PËR TRAJTIM

Dhjetëvjeçarja Esila po përballet me një betejë të vështirë shëndetësore pas diagnostikimit me neoplazmë në rajonin e kardiakut të stomakut. Sëmundja kërkon trajtim urgjent dhe të specializuar, duke përfshirë ndërhyrje mjekësore, terapi të avancuar dhe kujdes të vazhdueshëm shëndetësor.

Familja e saj po përballet me një sfidë të madhe financiare, pasi shpenzimet për trajtimin tejkalojnë mundësitë e tyre. Sipas profaturave të dorëzuara, vetëm ndërhyrja kirurgjikale në Turqi kushton 38.000 euro, ndërsa shuma e synuar për trajtimin është vendosur në 2.400.000 denarë, me mundësi ndryshimi në bazë të vlerësimeve të mëtejshme.

Familja dhe miqtë e Esilës kanë nisur një fushatë humanitare dhe u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, kompanive dhe organizatave që të ndihmojnë sipas mundësive të tyre. Çdo kontribut, pavarësisht shumës, mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e saj.

“Së bashku mund të bëjmë një mrekulli. Të tregojmë se humanizmi dhe solidariteti janë forca jonë më e madhe,” thanë të afërmit e saj.

Të gjithë ata që dëshirojnë të dhurojnë ose të kontribuojnë në fushatë mund të klikojnë këtu:

https://ecrowd.mk/projects/3ee95523-0847-48e3-bb45-09704a23efd1?fbclid=IwY2xjawIcidtleHRuA2FlbQIxMQABHfZsL6wopBjKjff_lO_0KhIrr9LNfnVd8g4nF8FtcjzOexklt9o85se97g_aem_G5cgHIJM5MRiDsrR-FhKyA

 

 

Të fundit