E shtunë, 14 Dhjetor, 2024

ASH-SELA: DËNOJMË ASHPËR PËRDHOSJEN E FLAMURIT SHTETËROR DHE DJEGIEN E FLAMURIT SHQIPTAR

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, ka reaguar ndaj ngjarjeve të djeshme, ku flamuri i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Shqipërisë u dogjën nga grupe të ndryshme. Në reagim, ASH thekson se dënon çdo formë të dhunës dhe kërkon që të gjitha aktet e tilla të trajtohen me seriozitet.

“Të gjithë flamujt e popujve të botës meritojnë respekt. E dënojmë ashpër përdhosjen e flamurit shtetëror dhe djegien e flamurit shqiptar, pasi gjeste të tilla janë të papranueshme dhe të papajtueshme me vlerat qytetare. Kryerësit e këtyre veprave të shëmtuara nuk i kanë bërë nder as flamurit, as kombit të tyre. Atmosfera festive dhe pozitive në çdo cep të vendit nuk duhet dhe nuk mund të zbehet nga akte të tilla të izoluara. Çdo formë dhune është e papranueshme në vendin tonë dhe duhet të dënohet pa kompromis nga të gjitha palët,” – thonë nga partia e Selës.

Nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se kanë nisur hetimet për ngjarjen e mbërmshme të djegies të Flamurit shtetëror. Nga atje thonë se është njoftuar prokurori publik dhe se po merren veprime për zbardhjen e ngjarjes.

“Është njoftuar prokurori publik, po ndërmerren veprime për zbardhjen e ngjarjes, njofton Prokuroria Publike.

Të fundit