E shtunë, 14 Dhjetor, 2024

LUBÇO GEORGIEVSKI: RMV-ja NUK PUNON NËN DIKTATIN BULLGAR, POR SERB!

Kryetari i parë i VMRODPMNE-së, ish – kryeministri maqedonas, Lubço Georgievski, ka kkritikuar pushtetin e ri për atë që ai e ka quajtur suspendim të procesit euro-atlantik dhe se punon “nën diktatin serb”! Këto komente, përcjell kdp.mk, Georgievski i ka bërë në një intervistë për televizionin bullgar BTV.

Qeveria e re maqedonase po suspendon procesin euroatlantik dhe tërësisht është kthyer kah Seria. Gjatë 30 viteve të fundit nuk ka pasur një kthim të tillë kah Serbia, ndërsa këso hapje “nuk ka pasur as në kohën e Jugosllavisë komuniste”.

Këtë për televizionin bullgar BTV e ka deklaruar Lubço Georgievski, ish-kryeministër maqedonas gjatë periudhës 1998-2002. Sipas tij, gjatë gjashtë muajve të fundit komunikimi me Evropën mund të numërohet me gishta, kurse mysafirë zyrtarë (në Shkup) janë vetëm nga Serbia.

“Ideja tani është për ndryshimin e Kushtetutës me zbatim të vonuar. Kemi deklarata të vazhdueshme se të gjithë i kuptojnë dhe i mbështesin për këtë ide. Por, nuk ka asnjë deklaratë të një politikani evropian që e mbështet këtë pozicion. Jam i shqetësuar se do të humbasim edhe katër vjet, siç ndodhi me Gruevskin për emrin në kontestin me Greqinë. Thanë se edhe atëherë të gjithë na mbështetnin, ama ne pritëm 11 vjet”, – tha Georgievski pa fshehur vërejtjet për  mënyrën se si adresohet problemi me Bullgarinë.
“Nëse diçka duhet të negciohet sërish, sigurisht se duhet të ndryshojë stili të cilin e përdorin autoritetet tona. Duhet të përdoret diplomacia e heshtur e jo që nga kjo të bëhet marketing. Kam ndjenjën se sikur duan të dëshmohen para dikujt tjetër, sesa janë anti-bullgarë. Ka dhe një tjetër retorikë nga Mickoski dhe (Aleksandar) Nikolovski për Bullgarinë në Maqedoni, të cilët paraqiten me një retorikë të pastër nga aspekti i agresionit, injorimit dhe madje i frikësimit të bullgarëve maqedonas, që të kujton kohën e vjetër komuniste” – tha Georgievski duke nënvizuar se e shqetëson kjo retorikë.

“Nuk mund ta pranoj dramatizimin që po bën kryeministri, ministrat për atë që po bëjnë me futjen e bullgarëve. I gjithë ky dramatizim është thjesht dyshues në këtë proces. Kjo për mua nuk është aspak e rrezikshme. Kam thënë se për Maqedoninë nuk ka asnjë rrezik nëse ndryshohet Kushtetuta dhe bullgarët futen në të” – ka vlerësuar Georgievski. Ai, në intervistën për televizionin bullgar tha se Maqedonia po punon nën diktatin serb dhe se mund të vë bast për Korridorin X, që nënkupton lidhje më të mirë me Beogradin, në vend që të punohet për Korridorin VIII, që është lidhja me Bullgarinë. Maqedonia, sipas tij, po zhvillon më shumë komunikim dhe diplomaci me Beogradin.

Sipas tij, “as në kohën e Jugosllavisë komuniste nuk ka pasur një hapje të tillë kah Serbia”.

Ndërkaq, Georgievski nuk ka hizituar të komentojë as pohimet e pushtetarëve maqedonas se nuk do të veprojnë nën diktat. Përkundrazi, ai ka folur për ekzistimin jo të “dikktatit bullgar”, por të atij serb në Maqedoninë e Veriut:
“Këtë përrallën për diktatin bullgar po e dëgjojmë tashmë dy vjet, që kur VMRO-DPMNE ishte në opozitë. RMV-ja nuk punon nën diktatin bullgar, por nën diktatin serb. Kemi një proces të shpërfilljes së komplikuar të historisë maqedonase dhe të krijimit të historisë së përbashkët me serbët”,- përcjell kdp.mk thekse nga intervista e Georgievskit për televizionin bullgar.

 

Të fundit